Bluza të Bardha, me Fytyra të Murrme & me Covid në Gojë, Sa Fëmijë Lindën Sot në Shqipëri? – Kjo Shifër na Duhet, Sepse Janë Raste të Prekurish nga Pandemia Demokraturë-2!

Të betuarit në Ipokrati, mjekët pra, janë të përdorurit e shpërfytyruar të qeverisë, për të mbjellë panik në popull. Në shërbim total të pandemisë së orkestruar, jo të gjithë profesionistë aktorë, përkundrazi shumica amatorë, bazuar në fjalë dhe skenar strikt, janë në rol, për të bërë realitet thënien “ç’do qeveria, bën mjeku, e ç’thotë mjeku, bën qeveria”! Regjizorit nuk i pëlqejnë aspak të murrmët me të bardha, kur i ngjiten në skenë, një tjetër klas në interpretim do të donte regjizori, por këtë “miell” ka, këtë “pandemi” do të gatuajë. Fundja rezultati ka rëndësi, të gjithë e hanë dhe helmohen.

Një teatër i shpifur, i përshtirë ky i bluzave të bardha, si ato shfaqjet e estradave amatore të ndërmarrjeve prodhuese dikur, ku punëtorët normistë bënin pas pune edhe pak aktorin, edhe pak shakaxhiun, këngëtarin, iluzionistin, instrumentistin, të udhëhequr nga partia, sepse populli, siç thotë edhe i madhi i francezëve, “do bukë dhe cirk”. Pas duartrokitjeve që merrte shfaqja e amatorëve të kurdisur, partia mes ndërmarrjes u jepte ndonjë shpërblim, sa për një kilogram sallo të bardhë, apo sa për një pako sallam, aktorëve amatorë që me punë dhe vetmohim u shpëlanin zorrët shqiptarëve që me detyrim shkonin për t’i parë.

Media e desinformimit publik, Media e panikut publik, Media e fitimeve jo-publike, me këta aktorë amatorë, mjekë që palandyhen dhe fëlliqen publikisht ekraneve, mbush 24-orëshin informativ me Covid-in agresiv.

Fytyra të murrme, instrumenta frymorë të qeverisë, si është e mundur që i flisni këtij populli për pandemi, kur shifrat e të prekurve dhe të të vdekurve, nuk janë të konsiderueshme as për një grip sezonal, e jo më për të qënë shifra pandemie?

Bluza të bardha të bëra me njolla paniku, si nuk guxuat të thoni të vërtetën dhe të rebeloheni ndaj një mashtrimi, që duhet të jesh naiv të mos e kuptosh?

***

Sa fëmijë lindën sot në Shqipëri?

A kanë mjaftueshëm kujdes mjekësor prej jush të bardha bluza?

A kanë mjaftueshëm sigurinë që në duart tuaja u shpëtohet jeta?

Jo, jo dhe vetëm jo!

Të prekurit realë në këtë shoqëri, o bluza të bardha me fytyra të murrme janë fëmijët që lindin dhe mbartin virusin e pandemisë Demokraturë-2. Sepse linden për t’i rrjepur dhe masakruar shteti që në sekondën e parë të jetës, linden për të qënë viktima të korrupsionit dhe zhvatjes, nga grabitjqarë të disallojshëm, mes tyre edhe ju, bluzat e bardha, që pa ua prekur pëllëmba kartmonedhën, nuk i shërbeni askujt, në më të shumtën e rasteve.

Për pandeminë covidiane, u çatë dhe u ndatë të mbillni panik dhe të krijoni klimë fobie dhe pasigurie. Bërtisni e gërthisni për maska, doreza dhe karantinime. E turpshme! Akoma edhe më e turpshme që nuk na folët kurrë për medikamentet. Dhe po aq makabre, nuk u pyetët kurrë nga Media për këtë!

Jepuni shqiptarëve këtë shifër, çdo ditë, sa fëmijë lindin, që të dimë përmasën e pandemisë reale. Kjo pandemi është shfarrosëse, kjo ku edhe ju jeni një virus vdekjeprurës.

***

E megjithatë sot lindën disa fëmijë në Shqipëri, më shumë sesa ata që u regjistruan si të vdekur nga Covid-i! Unë i besoj shifrave të jetës dhe jo atyre të vdekjes me dyer të mbyllura dhe me salla të dyllosura.

“Kjo dhe vetëm është rrënja nga ku mbin një tiran, ajo që kur shfaqet për herë të parë, të shfaqet si protektor.” (Platoni)

Ndaj mos i shërbeni tiranisë globale, por distancohuni dhe thuajani të vërtetën popullit!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Live: Debati Trump - Biden!

Next Story

Tragjike Situata Ekonomike në Greqi: U Njoftua 187,5% Defiçit Buxhetor! - Ekonomia më e Shkatërruar në BE.

Latest from Opinione