Protestë e madhe kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave kufizuese të qeverisë pritet të organizohet në orën 18:00, ora lokale, në qendër të Selanikut, përballë Lefko Pyrgos.
Sipas referimeve të organizatorëve të protestës: “Të vaksinuar dhe të pavaksinuar, të gjithë tashmë do të jenë së bashku në betejën për shëndetin real publik dhe lirinë e individit”.
Mjaft më me ndarje, divergjenca dhe shantazhe kundrejt të pavaksinuarve!
Të pavaksinuarit nuk janë banorë të dorës së dytë, as të një kategorie inferiore. Mjaft më me shantazhet e disa të vaksinuarve kundër të pavaksinuarve! Kurse qeveritë duhet të ndalin të tallen me të vaksinuarit, duke ju sugjeruar atyre tani dozë të 3-të dhe të 4-t.
Të gjithë së bashku sot, selanikasit në qendër të qytetit të tyre, përballë Lefro Pyrgos do t’i kundërvihen arbitraritetit dhe absurditetit qeverisës.
Shqiptarë të Selanikut, bashkojuni protestët!