Tragjike Situata Ekonomike në Greqi: U Njoftua 187,5% Defiçit Buxhetor! – Ekonomia më e Shkatërruar në BE.

/

Eksplozim i defiçitit buxhetor dhe i borxhit në Greqi, që tashmë mban vendin e parë tragjik mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian: Në 3-mujorin e dytë të vitit 2020, për shkak të masave kufizuese për Coronavirus-in, sipas statistikave që ka bërë publike Eurostat, defiçiti i qeverisë së përbashkët të Eurozonës shkon në 11,6% të GDP-së, nga niveli 2,5% i tremujotir të parë të vitit 2020, por Greqia është “kampione” në këtë defiçit me minus 187,5%!

Është defiçiti më i lartë që shënohet nga momenti i fillimit të marrjes dhe zbatimit të masave kufizuese, ndërkohë që rritja e defiçitit krahasuar me 3-mujorin e parë, është më i larti që është regjistruar ndonjëherë në ekonominë e Greqisë.

Defiçit shënohet në të gjitha vendet e Eurozonës, por Greqia theu çdo rekord me 187,4%!

Pas saj vjen Italia me 149,4%, diçka krejt logjike pasi u godit rëndë zona kryesore industriale e vendit nga pandemia.

Greqia që kishte rastet më të pakta në të prekur me virusin e pandemisë dhe vdekjet më të pakta në numër krahasuar me vendet e tjera të BE-së, pse u rrënua ekonomikisht?

Pasojnë listën Portugalia me 126,1%, Belgjika me 115,3%, Franca me 114,1%, Qipro me 113,2% dhe Spanja me 110,1%, ndërsa defiçitin më të ulët e kishte Estonia me 18,5% dhe Luksemburgu me 23,8%.

Është karakteristike që para marrëveshjes së parë të Greqisë për borxhin në vitin 2010 dhe të gjitha tragjeditë ekonomike që pasuan, sërish defiçiti buxhetor i Greqisë ishte 125% e GDP-së!

Sa më sipër, një pjesë e madhe e analistëve politikë, për deduksion logjik, arrijnë në konkluzionin se pandemia është plan për rënie të ekonomisë në nivel global dhe çuditërisht, Greqia duket të jetë ose aplikuesja më e mirë e skenarit ekonomik të pandemisë, ose më e paafta për të frenuar shkatërrimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bluza të Bardha, me Fytyra të Murrme & me Covid në Gojë, Sa Fëmijë Lindën Sot në Shqipëri? - Kjo Shifër na Duhet, Sepse Janë Raste të Prekurish nga Pandemia Demokraturë-2!

Next Story

Këmbëngul Erdogani për Presidentin Macron: "Ta Shikojë një Psikolog sepse i Jam Bërë Ide Fikse"!

Latest from Info