Këmbëngul Erdogani për Presidentin Macron: “Ta Shikojë një Psikolog sepse i Jam Bërë Ide Fikse”!

Presidenti turk Erdogan vazhdon sulmet e tij kundër presidentit francez Macron lidhur me shëndetit e tij psiqik, duke thënë se duhet ta vizitojë një psikolog.

Komentet fyese të Erdoganit detyruan Parisin të thërrasë ambasadorin turk atje.

Përgjatë fjalimit të tij, në një aktivitet të partisë së tij në Malatia, Erdogani tha, mes të tjerash: “Gjatë kësaj periudhe, kreu i Francës gjendet vazhdimisht përballë meje, duke ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme qëndrim. Le të shikojë fillimisht veten, sepse dikush duhet ta vizitojë.

Është edhe një parlamentar hollandez, që shkruan për mua dhe i është tiposur të mos ndalet. Duhet të mësojnë që kanë limite. I kanë bërë llogaritë me kë po merren? Fashizmi nuk gjendet në axhendën tonë, por tek axhenda e tyre. Ne nuk kemi fashizëm dhe nazizëm në historinë tonë, por drejtësi sociale.”

Dhe vazhdoi: “Në SHBA thonë se po planifikojnë sanksione ndaj nesh. Le ta bëjnë, pa vonesa. Nuk e dinë se kanë përballë. Bëmë një hap për F-35 dhe na kërcënuan. Na thanë të dërgojmë S400 në Rusi, t’i kthejmë domethënë, por ne nuk jemi shtet primitiv, nëse nuk e dinë.

Ne jemi Turqia. Fuqitë e mëdha na kanë vënë në shënjestër, meqë ua prishim lojërat dhe u nxjerrim fytyrën e vërtetë në publik. Vazhdoni kështu…”

Erdogani përmendi edhe çështjen e refugjatëve, duke theksuar: “Jemi vendi që mbajmë më shumë refugjatë sesa emigrantë, edhe pse nuk pendohemi për këtë. Po kujdesemi për 4 milion njerëz nga Siria dhe teksa prisja një falenderim nga Perëndimi, shikojmë sesi përpiqen të krijojnë një korridor terroristësh në kufijtë tanë. Përballemi ngado me pengesa, përsa i përket lëvizjeve tona në Mesdheun Lindor, si dhe na gjykojnë për mbështetjen që po i japim Azerbajzhanit”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tragjike Situata Ekonomike në Greqi: U Njoftua 187,5% Defiçit Buxhetor! - Ekonomia më e Shkatërruar në BE.

Next Story

U Çmend Erdogani - Bojkot për Produktet Franceze!

Latest from Info