Gjermania dhe Hungaria Përplasen për Sorosin – Merkel Këmbëngul Pro Soros!

Në paralajmërim “për çdo të interesuar” se “Bashkimi Europian po shndërrohet në një Bashkim Sovjetik” kaloi kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, lidhur me një përpjekje të Brukselit që po imponon kritere për atë se, kush do të marrë shuma monetare nga buxheti vjetor, bazuar tek raportet e OJF-ve të Soros, për të gjykuar sesa “i pranueshëm” është një shtet për refugjatët e paligjshëm dhe për idetë “progresiste”!

“Hungaria nuk mund të pranojë subvencionin europian, sipas atyre që Bashkimi Europian i konsideron si parakushte për ‘shtetin e së drejtës’, sepse në atë moment Bashkimi Europian do të fillojë t’i ngjajë Bashkimit Sovjetik. Nuk e krijuan BE-në për të patur një Bashkim të ri Sovjetik” – deklaroi kryeministri i Hungarisë.

Orban ka pushtetin në Hungari për më shumë se një dekadë dhe zbaton politika nacional-centriste në favor të Hungarisë dhe hungarezëve, ndaj dhe Brukseli po përpiqet që ta distancojë me çdo kusht.

Në takimin e sotën të kryeministrit hungarez Orban me Kancelaren gjermane Merkel, bëri të qartë se: “Nuk mundet që Hungaria të mos ndalë hapat që nxit dhe promovon Berlini, pasi diçka e tillë do ta shndërronte BE-në në Bashkim Sovjetik.”

Aleati kryesor i Hungarisë në BE, Polonia, mes kryeministrit të saj dërgoi në organet institucionale të BE-së një letër, mes së cilës kërcënonte se do të bllokonte buxhetin e periudhës 2021-2027, nëse Bashkimi Europian do u imponohet vendeve anëtare me një kriter, që është “Shteti i së Drejtës” dhe për të cilin, raportet do i japë një OJF (e Soros).

Ky kriter nxitet dhe promovohet nga Parlamenti Europian, kriter i sugjeruar nga Gjermania dhe i mbështetur nga disa vende të Europës Veriore, të quajtura vendet e ultësirës, të cilat kërkuan edhe njëherë saktësim dhe përcaktim të masës për përjashtimin e OJF-ve nga ky lloj raporti për shtetet.

Polonia dhe Hungaria, si edhe shtete të tjera të Europës së Bashkuar, do të ushtrojnë të drejtën e vetos në përshtatjen e kuandrit financiar shumëvjeçar të BE-së, pasi me vendimit që dëshiron të marrë Gjermania pro një Organizate të Sorosit, do të thotë që shtetet e Europës do të mbeten në duart dhe në gjykimin e një OJF-je për ta, e një organizate që drejtohet nga Soros, me të cilin bashkëpatrioti i tij Orban gjenden në përballje ballore, i ka ndaluar hyrjen në Hungari dhe i ka mbyllur çdo aktivitet të tij brenda Hungarisë.

Madam Merkel nuk ka më arsye tashmë të përmbahet, për të kamufluar që është ndoshta aleatja më e mirë e Sorosit në Europë, përballë rrezikut të madh për ta, që quhet Trump dhe që edhe për 4 vite të tjera do të jetë planetarku.

2 Comments

  1. Merkeli si globaliste qe eshte do te vere kushte qe bien ne interes me interesat kombetare qe eshte dhe qellimi i mondialisteve.
    Respekte per Orban dhe Polaket

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

U Ngritën të Vdekurit për ta Votuar & të Gjallët ndaj të Vdekuri për ta Uruar, Biden-in!

Next Story

Uashington: Marshi i 1 Milion #MAGA - Mbështetës të Trump!

Latest from Info