Russell James Ramsland, student i Harvard, ish punjonjës i NASA-s dhe Institutit Teknologjik të Massachusetts, një emër i njohur në shumë organizata dhe institucione të profileve teknike dhe kërkimore, vjen me një bombë manipulimi, apo më mirë të themi skandali elektoral, duke zbuluar për një ‘County’ në Shtetin e Michiganit, që po ua përcjell në këtë artikull. mes disa kërkimeve të tjera statistikore për shtete të tjera, si vjedhja elektorale është jo vetëm e frikshme, por edhe në kufijtë e pamendësisë dhe e bërë trashë, shumë trashë.
Për 18 muaj, ASOG mori iniciativën e një studimi për kompaninë ‘Dominion’ që ofroi shërbimet e saj, për implementimin e teknologjive në proçesin elektoral të votimit dhe numërimit, edhe në shtetin e Michigan-it. Pas studimit doli se teknologjia e përdorur nga kjo kompani për votim dhe numërmin e votës ishte më shumë se vurnerabël, për pasojë, ishte teknologjia e duhur për manipulim të rezultatit zgjedhor nga të majtët të cilët e përdorën, pasi kompania është kompani e interesave të tyre, ndër ta edhe vetë Soros, Pelosi etj..
Russell dhe kolegët e tij kanë studiuar informacionin që është bërë publik, disponibël online, lidhur me zgjedhjet e 3 Nëntorit 2020. Sipas studimit ka një seri anomalish dhe duhen ngritur një sërë “flamujsh të kuq” penalltie, sepse format e manipulimit janë të dukshme dhe tejet “brutale” për nga forma sesi janë aplikuar.
Ja disa qyte dhe rrethinat e tyre, si dhe përqindja e votuesve, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Në të gjitha është fitues Biden, pas një ore të caktuar, të proçesit të numërimit.
Në qytetin e parë kanë votuar 781% e popullsisë. Që do të thotë kanë votuar 100% e banorëve, ku del qartë vota e Presidentit Trump, afro 53%, Biden afro 44%, por pas një ore të caktuar meqë Trump në Shtetin e Michigan po fitonte shumë më shumë se parashikimet e të majtëve, atëherë makineria e manipulimit të votës u tërbua dhe u çorientua, kontrolli mesa duket humbi totalisht, pasi duhet të mbusheshin me mijëra fletë votimi dhe më pas, thjesht mbusheshin fletë votimi, çoheshin me postë dhe dërgoheshin për numërim, pa u kontrolluar as numri i banorëve, as numri i rezidentëve të regjistruar me të drejtë votimi, absolutisht asgjë. Urdhëri ishte një dhe i vetëm: MBUSHNI KUTITË! NA DUHEN NUMRAT! Qëllime ishte një: PËRMBYSJA E TRUMP! Por është rasti kur nuk mund të lejohet që qëllimi të justifikojë mjetin, sepse qëllimi është pushteti me çdo kusht, ndërsa mjeti është akt kriminal.
Më poshtë një tabelë me kohë votimi. Në mëngjesin e datës 4 nëntor, kur në orët 5 dhe 6 me orën lokale, Trump është më shumë se 300 mijë vota. Dhe brenda 2 orëve, rezultati jo vetëm përmbyset, por Biden shkon përpara.
Çfarë ndodhi? Si ndodhi?
Më e thjeshtë se kurrë, sidomos për shqiptarët që i kuptojnë më mirë manipulimet e bëra trashë dhe në panik. Kur votojnë 700%, apo 400%, apo 200% e votuesve, që do të thotë, kur votuesit fiktivë votojnë, ata zgjedhin Biden. Edhe pse është e pamundur që në dy orë në 6 qendra të votojnë 300 e ca mijë votues.
Nuk ka asnjë formë dhe mënyrë që të majtët të manipulojnë zgjedhjet në Amerikë dhe të pretendojnë të marrin pushtet. Kurrë!
Beteja vazhdon! Do të dëgjojmë edhe shumë e më shumë bëma! #MAGA