Një burrë u sul me thikë në qytetin e Gjermanisë perëndimore Oberhauzen dhe si pasojë u plagosën shumë njerëz.
Sipas të dhënave të para të hetimit, që u dhanë nga burime policore, vrasësi, motivet e të cilit mbeten ende të panjohura, u plagos edhe vetë në përpjekje për t’u larguar. Por u kap dhe po kurohet i ruajtur nga forca speciale policore.
Një përfaqësues i policisë, në qytetin fqinj të Essen-it, tha se pesë të plagosurit, duke përfshirë edhe vetë personin që sulmoi, gjenden në spital dhe vetëm njëri është në gjendje kritike.
Stacioni radioteleviziv RTL, transmetoi se viktimat i përkasin rrethit farefisnor të vrasësit, pra duket në plan të parë të jetë një çështje familjare, ndërsa Der Spiegel deklaroi se, sipas policisë, çështja sërish ka ‘background’ familjar.
Të gjithë do të donin që ky akt, të mos jetë akti terrorist i radhës në Gjermani, në vendin që u bë ideatori, promotori dhe mitra e idesë së kufijve të hapur dhe i prurjeve migratore të pakontrolluara nga Lindja drejt Europës.