Kërcënohet Këshilltarja Ligjore e Presidentit Trump nga Aktivistë të Majtë!

/

“Ti duhesh përdhunuar!”

Jenna Ellis, një prej këshilltarëve ligjorë të Presidentit Donald Trump, tha se ka marrë një seri kërcënimesh nga të majtë, prej momentit që po punon me ekipin e avokatëve të presidentit Trump, në çështjen e manipulimit dhe vjedhjes së votës në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ajo konfirmoi se një mesazh direkt i ishte çuar mes “Breitbart News”, ditën e mërkurë, krah qindra kërcënimeve të bëra në ditët e fundit.

Sipas Ellis, kërcënimet i bëhen edhe me televonata në familje, gjatë orëve të vona të natës, nga numra të panjohur, por po kërcënohet edhe hapur.

“Një reporter i CNN-it më ka bërë sot një mesazh ku më akuzon për një liçensë të skaduar lokali (biznesi). Numra të panjohur më bëjnë me qindra thirrje në celular, pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit, gjë që më detyron ta kaloj telefonin në ‘DND’ [do not disturb / mos më shqetëso]” – thotë këshilltarja ligjore.

Këshilltarja ka dhënë për disa Media foto-mesazhe nga celulari, ku i thuhet: “You’re a f**king c**t”; “Ti je arsye pse njerëzit përbuzim qëniet humane”; “Ti meriton të përdhunohesh”; – dhe të tjera mesazhe si këto.

Jenna Ellis shkruan në Twitter: “I vetmi koment është ky: Bëni më të keqen. Nuk do të thyhem. Misioni im është e Vërteta, Perëndia im është Jezus Krishti dhe klienti im është Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Nuk është hera e parë që këcënohet një avokate e presidentit Trump. Edhe avokatë të tjerë janë sulmuar nga “Lincoln Project”, nga një person që urren skajshëm Trump-in dhe që inkurajon publikun të kërcënojë dhe të sulmojë avokatët e tij.

Për ironi, një Media kryesore si “The Washington Post” publikoi një opinion më 12 nëntor 2020, me titull: “Po, t’u qepesh nga pas avokatëve të Trump është lojë e ndershme”.

Media që nxit dhunën dhe sulmin, Media në duart e të majtëve amerikanë, në thelb diabolikë, që publikon opinione të tilla, nuk është më Media, por celulë, jafkë diktati dhe terrori.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: Sulm me Thikë në Oberhauzen - Shumë të Plagosur!

Next Story

RAPORT: Gjeneri Flynn Raporton se Forcat Speciale Amerikane Sulmuan Fermën e Serverit të CIA-s në Gjermani dhe Konfiskun Serverat - 5 Ushtarë të Vrarë për Servera të Siguruar.

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,