Morta dhe vëllezër, në këto kohë do të vaket dhe zbehet dashuria e njerëzve dhe do të na mbulojë trishtimi, do të ketë sulme mes vendesh, emigrim popujsh, destabilitet ngado, shpërdorim, korrupsion dhe indiferentizëm për shpëtimin e shpirtit.
Të gjithë njerëzit do të rendin pas qejfeve dhe drejt amoralitetit. Njerëzit do të shikojnë vetëm përfitimin personal, do të bëhen edhe më agresivë kundrejt tjetrit për të përfituar sa më shumë dhe shumica do të distancohen nga Perëndia. Njerëzit do i pushtojë pabesia, paragjykimi, urrejtja, armiqësia dhe lakmia.
Por duhet të mbetemi me dhe nën frikën e Perëndisë dhe le të jemi të kujdesshëm, duke ruajtur dhe mbrojtur vlerat dhe virtytet. Le të mbushim damarët me mëshirë Perëndie, për sa kohë shpirtin e kemi brenda trupit, sepse duhet të ndriçojë lambadha që kemi brenda vetes gjatë gjithë jetës sonë, për sa kohë i kemi sytë hapur dhe jetojmë mes të tjerësh.
Jo vetëm kaq, duhet t’i shikojmë të gjithë të tjerët si të shenjtë dhe krijesa të Perëndisë, me përulje dhe dashuri. Por këto, motra dhe vëllezër, nuk po ndodhin në ditët tona dhe as nuk do të ndodhin edhe në ditët e së ardhmes, teksa njeriu i ka kthyer shpinë Krijuesit. Na mbetet të bëjmë betejën!
E keqja, diabolikja ka një armik me të cilin nuk përballet dot, është njeriu i mbushur me besim, përulësi, dashuri dhe unitet në Perëndi. Dhe lutja është arma e shpirtit dhe e mendjes së njeriut përballë së keqes.
Por jetojmë në një botë ku po mbizotëron e keqja, një e keqe që mund të luftohet duke qëndruar përkrah Perëndisë dhe duke qënë të guximshëm dhe të patutur përballë saj.
Sa është koha që do të jetojmë mbi Tokë? Askush nuk e di!
Një vit i ri i bekuar për të gjithë!
Një vit i ri ku e mira do të mposhtë të keqen!
Amazing! This blog looks just like my old one! It’s on a completely different subject but it
has pretty much the same layout and design. Wonderful choice of colors!