Janë evidentuar mbi 15 anëtarë të organizatës terroriste ANTIFA, që kanë qënë sot pjesë e rrëmujës dhe dhunës në Kapitol, për t’i dhënë një tjetër karakter protestës paqësore të mbështetësve të Presidentit Trump.
Asgjë për t’u shqetësuar!
Shumë shpejt u evidentuan dhe ndoshta ndihmuan së tepërmi që të kuptohet diabolizmi i leftistëve, por edhe që tradhëtarët brenda republikanëve të nxirrnin kokën para kohe dhe në mungesë vetpërmbajtjeje.
Është derdhur gjak sot dhe ka të lënduar në Uashington, por jo për shkak të protestuesve paqësorë. ‘Deep State’ dhe hijenat vazhdojnë me diabolizma dhune. Hedhin gurin, fshehin dorën dhe kur zbulohen fillojnë të akuzojnë Diellin që lind nga Lindja dhe që shndrit më shumë sesa u duhet.
Beteja do të vazhdojë deri në fund! Duhet!
Populli amerikan është mjaft i mençur dhe tepër kurajoz.
Mos u çudisni pse hynë në Kapitol protestuesit paqësorë. Në Shtëpinë e tyre hyjnë dhe përfaqësuesit e popullit nuk kishin pse iknin dhe fshiheshin si minjtë bodrumeve.
Të gjithë duhet të gjykohen për braktisje të detyrës dhe postit të të zgjedhurit! Të gjithë, pa përjashtim.
Kë kishin frikë vallë? Popullin që i voton dhe që u ka dhënë detyra “shtëpie” për të menaxhuar financat e tij dhe infrastrukturën sociale dhe atë të territorit të SHBA-ve? Apo kishin frikë anëtarët e ANTIFA që vetë i “kurdisën” për dhunë dhe rrëmujë?
Veprime qesharake, të pështira, të djallëzuara dhe kundër interesave të amerikanëve.
We, the People!