Epidemiologu Antony Fauci deklaroi se amerikanët parashikohet të mbajnë maskën deri në vitin 2022, edhe pse vendi mund të ketë ulur shkallën e masave kufizuese.
Edhe pse numri i të prekurve ulet çdo ditë, me mijëra amerikanë vazhdojnë të vdesin nga Covid-19 dhe më pak se 15% e popullsisë së SHBA-ve është vaksinuar. Në të njëjtën kohë vdekjet në Amerikë po prekin shifrën 500 mijë vetë në total. Fauci në një intervistë për CNN tha:
“…këto statistika dhe kjo situatë janë një moment i trishtë në historinë e vendit”.
Nuk kishim kaluar diçka të tillë për më shumë se 100 vite, pas pandemisë së vitit 1918. Është diçka që do të mbetet në histori. Për dekada bota do të flasë për këtë moment të historisë, gjatë së cilit vdiqën miliona njerëz.”
Sot, shënohet një vit nga i vdekuri i parë me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj – the Fauci – se do i kthehemi ndjeshëm normalitetit, pas një periudhe shumë të vështirë që kaluam në vitin 2020. Duhet të kemi kujdes gjithashtu të veçantë për virusin e mutacionuar britanik dhe atë afrikanojugor, për të cilët ndoshta do të duhet të bëhet një përshtatje e vaksinave.”
***
Rreziku po ulet, numri i të prekurve po ulet, por maskat do i mbajmë, ende masat kufizuese mbizotërojnë jetën në disa kontinente. Fauci me qeverinë e re Biden, nuk është më alarmant si dikur dhe shfaqet shumë më i qetë, por i vendosur për mbajtjen e maskës (mundësisht dy maska së bashku). Pse? Sepse kjo është pjesë e skenarit dhe regjizurës! Pandemia e maskave dhe e vaksinës së ngutur, por e asnjë medikamenti.
A ka kaluar ndonjë Pandemi mes vaksinës? Jo!
Ky e ka masken te perjetshme. Ja ka vu Zoti i madh .Shikojeni ca ftyre krimineli ka.