Brenda pak sekondash u prish me shpërthim të brendshëm të komanduar “Trump Plaza Hotel & Casino” në Atlantic City, pas afro 40 vitesh, një mega-biznes që funksiononte në brigjet e New Jersey.
“Trump Plaza” u hap në vitin 1984 dhe ishte dikur burimi kryesor i zgjerimit të portofolit të pasurive të palujtshme të ish Presidentit Donald J. Trump.
Kazinoja u mbyll në vitin 2014 dhe prej atëherë godina ishte braktisur dhe duhej të prishej tërësisht, sipas deklaratave të disa drejtuesve lokalë.
Njerëzit që ishin mbledhur për të parë atë që do të ndodhte ishin të shumtë dhe regjistruan mes aparateve të tyre shpërthimin e kryer, ndërsa hotelet përreth godinës ofruan rezervime mes paketash speciale për të parë dhe regjistruar atë qo do të ndodhte.
Afro 3 mijë copa dinamiti u përdorën për shpërthimin dhe rrëzimin e një godine me 34 kate, përmend “New York Times”.