Trump do të Flasë të Shtunë 28 Shkurt në Florida në Një Takim të Hapur – Do të Shpallë Vallë Partinë e Re?

/

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump do të flasë fundjavën që vjen në Orlando të Floridas, në një flalim të tijin të parë të hapur, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar 2021. Të gjitha vështrimet dhe vëmendja do të jenë në fundjavë të kthyera tek ish Presidenti, pasi gjithçka duket të jetë e hapur për krijimin e një partie të re patriotike, siç ka lënë të nënkuptohet, por edhe pasi të gjitha sondazhet tregojnë se edhe pse pa mbështetjen e media-ve dhe propagandës ka mbështetje shumicën e republikanëve, por edhe shumicën e të gjithë të djathtëve amerikanë.

Fjalimi i ish Presidentit është programuar për të dielën 28 shkurt 2021, në kuadër të Kongresit të Veprimit Politik Konservator (CPAC) që do të mbahet prej datës 25 shkurt deri më 28 shkurt 2021. Ky informacion u bë i njohur dhe publik sot prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish Presidentit.

Donald Trump do të flasë për të ardhmen e Partisë Republikane dhe të lëvizjes konsetvatore, sipas të njëjtave burime të informacionit.

Presidenti pritet të flasë për emigracionin dhe politikat shkatërruese të pasardhësit të tij Joe Biden në këtë çështje.

Partia e Re

Më 20 janar Donald Trump ka diskutuar me bashkëpunëtorë të tij mundësinë për të themeluar një parti të re politike, deklaron gazeta “The Wall Street Journal”.

Trump duket se e ka diskutuar dhe analizuar skenarin me bashkëpunëtorë dhe njerëz të afërt të tij gjatë javës së fundit të tij në presidencë dhe rezulton nga të gjitha të dhënat se partia e re do të emërtohet “Patriot Party” (“Partia Patriotike”).

6 në 10 votues të Partisë Republikane votojnë pro “partisë Trump”.

Në fillimet e muajit shkurt në një sontazh është regjistruar se Trump mbizotëron dhe ka avantazh të padiskutueshëm në radhët e republikanëve, të intervistuarit deklarojnë që, nëse presidenti Trump do të krijonte një parti politike do të bëheshin anëtarë të saj (sipas sontazhit bërë nga “Hill-HarrisX”).

Përkatësisht, sipas sontazhit 64% e të intervistuarve votues të Partisë Republikane deklarojnë se do të anëtarësohen në partinë që do të mund të krijojë Trump, ndërsa 32% deklaruan se edhe mund të anëtarësohen, domethënë ende të lëkundur, por aspak të vendosur për të qëndruar në Partinë Republikane.

Sipas sontazhit, 28% e të pavarurve, apo e zonës gri të votuesve dhe 15% e votuesve të Partisë Demokratike, do të mund të angazhoheshin dhe të anëtarësoheshin në një parti të tretë me drejtues Donald Trump.

37% e totalit të votuesve deklarojnë se do të bëheshin anëtarë të Partisë së re të Trump, nëse ai do të krijonte një parti të re politike.

Terreni politiko-partiak në Amerikë vlon. Ndryshimet duket se do të jenë të mëdha. Do të mbetet bipolare politika në SHBA, apo do të ndryshojë ky rend rutinor nëse Trump themelon një parti të re politike? Për t’u parë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pamje Mbresëlënëse nga Momentet e Prishjes së "Trump Plaza" në New Jersey

Next Story

Kujt i Besojnë më Shumë PD-istët e Zhgënjyer, Bashës apo Metës?

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe