Qeveria Greke më e Devotshmja në Implementimin e “The Great Reset”

/

Ministri i Shtetit i Qeverisë Greke zbuloi publikisht planin e qeverisë për të parë mundësinë e bërjes së detyrueshme të vaksinës Covid-19 për gjithë popullsinë.

Fillimisht vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe higjenës. Vendimi nga ana e qeverisë do të merret sapo të shikohen rezultatet e para të përqindjes së pranimit apo jo të vaksinës nga grupmosha 18-30 vjeç.

Kur Greqia të ketë mjaftueshëm vaksina, për të mbuluar të gjithë popullsinë, do të hapet diskutimi për vaksinimin e detyrueshëm, diçka që mendohet se do të çelet në muajin qershor dhe në fillim të muajit korrik të këtij viti, me vendime të posaçme që do të merren deri në shtator të po këtij viti.

“Sapo të sigurohet numri i vaksinave për të gjithë popullsinë mund të hapet diskutimi për vaksinim të detyrueshëm fillimisht për sektorin e shëndetërisë dhe për qendra popullate vurnerabël”, deklaroi ministri grek i shtetit.

Të kujtojmë se për vaksinim të detyrueshëm ka folur para pak kohësh edhe vetë Kryeministri Grek z.Mitsotakis, i cili ka thënë që në shtator dhe në vazhdim do të fillojnë t; analizojnë kushtet dhe format për një vaksinim të detyrueshëm, edhe pse konstitucionalistët më të mirë të Greqisë e konsiderojnë këtë ndërmarrje ligjore si antikushtetuese.

Kushtetuta greke thotë në formë eksplicite që vaksinimi nuk është i detyrueshëm në vend.

Qeveria Greke deklaron se Greqia në analogji me popullsinë e saj ndodhet në vendin e parë mes vendeve të G20, me 0,91 vaksinime për 100 persona, duke shtuar se vendi ndodhet “shumë mbi mesataren” krahasuar me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

“Një në 100 grekë vaksinohen çdo ditë. Kemi arritur në nivele shumë të larta, vaksinimi i popullsisë ka kaluar të gjitha parashikimet”, deklaroi ministri i shtetit, duke theksuar se deri në fund të muajit maj të këtij viti do të jenë vaksinuar afro 5 milionë shtetas grekë. Ministri nuk nguroi të deklaronte gjithashtu se, Greqia përgatitet për një goditje të katërt, për një valë të katërt pandemie, por që kësaj here Greqia do të jetë më e përgatitur dhe besohet se nuk do të kalojë në masa ekstreme kufizimi, për shkak të vaksinimeve në masë.

***

Kryeministri grek ka një udhërrëfyes gjithmonë në tavolinën e zyrës së tij është pikërisht ky botim:

8 Comments

  1. I am no longer positive where you are getting your info, however
    great topic. I must spend some time studying more
    or understanding more. Thank you for great info I used to be in search of this
    information for my mission.

  2. This design is spectacular! You certainly know how to keep a reader entertained.
    Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own blog (well, almost…HaHa!) Great job.
    I really enjoyed what you had to say, and more than that, how you presented it.

    Too cool!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mall Kinez - Raketa po Bie - Made in China!

Next Story

BE Jep 484,2 Milionë Euro Ndihmë Financiare për 20 Vende për t'u Përballur me COVID-19 - Në Listë edhe Shqipëria!

Latest from Info