Me një shkresë dokument zbulohet apo më mirë të themi, vjen për të na vërtetuar, atë që për ne dhe komunitetin e mjekëve të guximshëm dhe të aftë ishte e njohur me kohë, faktin se vaksinat mRNA të kompanive Bionetch/Pfizer dhe Moderna shkaktojnë miokardit dhe perikardit, ndërsa kriminale janë përgjegjësitë edhe të Organizatës Europiane të Medikamenteve (EMA).
Pas nëntë muajsh që filloi fushata e vaksinimit në qindra milionë njerëz, me vaksinën e këtyre kompanive, sot pranohet në mënyrë zyrtare, nga vetë kompanitë, që tashmë kërkojnë që të informohen shkencëtarët e mjekësisë, mes një shkrese të protokolluar me vonesë, nëse mendojmë se Organizata Europiane e Medikamenteve ka lejuar ekperimentimin në miliona njerëz deri më sot, për efektet anësore të vaksinës.
Shikoni dokumentin:
Tekstrualisht shkresa:
“Mbajtësit e Lejës së Qarkullimit BioNTech Manufacturing GmbH dhe MODERNA BIOTECH SPAIN S.L. ju dërgojnë bashkëngjitur letër të përbashkët “Komunikim Direkt me Profesionistët e Shëndetësisë” lidhur me vaksinat mRNA kundër virozës COVID-19, COMIRNATY (BIONTECH/PFIZER) dhe SPIKEVAX (ish vaksinë e Moderna) që bën fjalë për rrezik miokarditi dhe perikarditi, siç dhe kërkohet nga Organizata Europiane e Medikamenteve (EMA) dhe pas aprovimit të përkthimit dhe të marrësve nga Organizata Kombëtare Greke e Medikamenteve (ΕΟΦ) (Vendimi-ΕΟΦ 67404/14.7.2021)”.
Në të njëjtën kohë qeveria greke ka vënë për objektiv vaksinimin akoma edhe të “gurëve” në Greqi, si të jetë e verbër, bën ligje dhe ofron shuma monetare për të nxitur vaksinimin edhe të të rinjve, pa marrë parasysh efektet anësore të vaksinave që po bëhen të ditura nga vetë kompanitë.
Padyshim që EMA i njihte efektet anësore të vaksinës që në fillim, thjesht, tani vendosi të shkruhen gjithashtu, e detyruar nga disa studime të bëra nga grupime mjekësh dhe shkencëtarësh, për të mbuluar dhe mbështetur kompanitë prodhuese.
EMA sugjeron shkrimin e efekteve anësore të vaksinave edhe në letrën e përshkrimeve, së bashku me një paralajmërim për profesionistët e sektorit të shëndetësisë, si dhe për të gjitha ata të prekur që duan të vaksinohen.
Për t’u vlerësuar është fakti që në datën 2 qershor 2021 Ministria e Shëndetësisë së Izraelit lajmëroi se hasi raste të pezmatimit të muskulit të zemrës, në meshkuj të vaksinuar me Pfizer, kryesisht meshkuj të rinj në moshë, konstatim që mjekët e lidhin me efektet anësore të vaksinës.
Në një tjetër dokument të kompanive farmaceutike që prodhuan vaksinat, ende të papublikuar, në përshkrimin e vaksinës përcaktohet në formë eksplicite se “vaksinat janë në fazë eksperimentale”.