Me Substanca Narkotike Mundesh… pa Vaksinë nuk Mund të Hysh në Restorant dhe Kudo!

“Jacta alea est” sepse masat kufizuese dhe priovimi i të drejtave kushtetuese për të pavaksinuarit po shkatërrojnë sektorin e shërbimeve (lokale, taverna, kafeteri, fast-foods, restorante, teatro, kinema etj.).

Greqia dhe shumë shtete të Bashkimit Europian po hyjnë në një program diferencimi social antikushtetues, duke i ndarë njerëzit në të vaksinuar dhe në të pavaksinuar. Dhe e gjitha kjo ndodh pas një viti thuajse tërësisht të mbyllur apo të kufizuar ekstremisht në funksionim.

Mosfunksionim i një biznesi është fakti që detyrohet të maten distancat mes karrigeve, distancat mes tavolinave, zvogëlimi i kapacitetit të tyre në mjedise të mbyllura, mbyllja e muzikës në një orar të caktuar me pretendimin se muzika shpërndan virusin, apo përdorimi i maskës pas çdo luge që fut në gojë, apo pas çdo gllënjke që do të pish, si dhe të tjera marrëzi që njerëzia po i përtyp si masa mbrojtëse, edhe pse janë kryekëput cënuese.

Veçse qesharake!

Ndërkohë që detyrimet tatimore, tarifat dhe sigurimet qëndrojnë janë stoike në shifra dhe shuma monetare, por që deri më sot askush nuk pyet: nga do të dalin këto të ardhura për shlyerje të detyrimeve kundrejt shtetit vulimist?

Televizionet dhe Mediat e çdo forme, një logodiare dhe trushpëlarje që përhapin panik me pagesa miliona euro-sh, që flasin 24 orë vetëm për pandemi, virus dhe vaksinim. Që teksa mbjellin panik dhe u imponojnë qytetarëve rregulla absurde, po rëndojnë së tepërmi shëndetin publik.

Je i vaksinuar, atëherë do të mund të frekuentosh të gjitha ambjentet e mbyllura, por edhe lokalet dhe restorantet si brenda dhe jashtë.

Je i pavaksinuar, atëherë nuk do të mund të frekuentosh ambjentet e mbyllura, por as lokalet dhe restorantet, si brenda ashtu edhe jashtë.

Je një narkoman? Atëherë më mirë ti narkoman, sesa një i pavaksinuar në mjedise të mbyllura dhe kudo gjetiu në lokale, restorante, qendra argëtimi, sporti, arti, edhe në shkolla. Një narkoman ka status më të lartë dhe selektiv tashmë, përballë një të pavaksinuari, që konsiderohet “armiku i qeverisë”.

Duhet të zgjohemi dhe të reagojmë në unison përballë bishës që po na shenjëzon dhe përballë një konstilacioni që po qeveris botën mbarë, me armik kryesor TY, njeriun!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Fenomene Apokaliptike në Epokën e Vaksinimit të Detyruar - Po Flet Perëndia dhe Natyra Vallë Kundër Demonëve në Qeverisje?!

Next Story

Shkresë-Dokument nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi: Pas 9 Muaj dhe Miliona Vaksina, Pfizer/Biontech Lajmërojnë për Efekte Anësore të Miokardit!

Latest from Opinione