Një premtim i pambajtur, dhënë Rusisë.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara James Baker tha shprehjen e famshme “asnjë inç më tej nuk do të shkojë NATO-ja drejt Lindjes”, në takimin me ish udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik Gorbaçov, më 9 shkurt 1990 dhe kjo ishte një pjesë e kaskadës së garancive dhe sigurive që po i jepeshin Rusisë nga Perëndimi, pas proçesit të unifikimit edhe të dy Gjermanive, sipas dokumentave të deklasifikuara tashmë nga Departamenti i Shtetit.
Presidenti George H.W. Bush i kishte dhënë sigurinë Gorbaçovit edhe në Samitin e Maltës në dhjetor 1989, se nuk do të avanconte përtej murit të Berlinit duke i thënë: “I have not jumped up and down on the Berlin Wall” për të dëmtuar interesat e Sovjetit, por ja që edhe për këtë frazë Bush-i e gënjeu rusin, teksa Gjermania Lindore kaloi në kolaps dhe me hapa të përshpejtuar Perëndimi kaloi në unifikimin e Gjermanive.
Jo një herë, por tre herë Sekretari Baker i tha Gorbaçovit “NATO nuk do të shkojë, asnjë inç më tutje – më 9 shkurt dhe se – shtrirja e NATO-s do të ishte e papranueshme”.
Po ju paraqes një album fotosh të asaj periudhe për të parë personazhet politike të asaj kohe, foto të paqarkulluara dendur në Media dhe portale.
Eduard A. Shevardnadze (djathtas) përshëndet Hans-Dietrich Genscher (majtas) dhe Helmut Kohl (në qendër) pas mbërritjes së tyre në Moskë, më 10 shkurt 1990, për bisedime mbi unifikimin/bashkimin e dy Gjermanive. Foto: Victor Yurchenko.
Marrëveshja për të filluar bisedimet “Dy plus Katër” me gjashtë ministra të jashtëm të Konferencës “Open Skies” më 13 shkurt 1990. Nga e majta në të djathtë: Eduard Shevardnadze (Bashkimi Sovjetik), James A. Baker (SHBA), Hans-Dietrich Genscher (Republika Federale Gjermane), Roland Dumas (Francë), Douglas Hurd (Britania e Madhe), Oskar Fischer (Republika Demokratike Gjermane). Foto: Bundesbildstelle.
Tryeza e parë e rrumbullakët e negociatave të “Dy plus Katër”, me gjashtë ministrat e jashtëm në Bonn, më 5 maj 1990. Photo: Bundesbildstelle.
Nga e majta në të djathtë: Ministri i jashtëm Hans-Dietrich Genscher (RFG), Ministri President Lothar de Maizière (RDG) dhe ministrat e jashtëm Roland Dumas (Francë), Eduard Shevardnadze (Bashkimi Sovletik), Douglas Hurd (BM) dhe James Baker (SHBA) firmosin të ashtuquajturën “Dy plus Katër” në Moskë, më 12 shtator 1990. Foto: Bundesbildstelle.
Sesione pune në ‘Camp David’, nga e majta, përkthyesi Peter Afanasenko, Baker, Bush, Zv.Presidenti Dan Quayle (i vetmi me kravatë), Scowcroft, Shevardnadze, Gorbachev dhe Akhromeyev (prapa kameras), 2 qershor 1990. Foto: Nga Biblioteka Presidenciale e George H.W. Bush, P13412-08.
Presidenti Bush përshëndet Presidentin Çek Vaclav Havel jashtë Shtëpisë së Bardhë, Washington, D.C., 20 shkurt 1990. Foto: Biblioteka e Presidentit George Bush.
Ministri i jashtëm Genscher, Presidenti Bush me një copë nga muri i Berlinit, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Washington, D.C., 21 nëntor 1989. Foto: Nga Bibliotera e George Bush.
Në ‘Camp David’, të gjithë buzëqeshin, përveç Marshallit rus në të djathtë. Nga e majta, Baker, Barbara Bush, Presidenti Bush, Raisa Gorbacheva, Presidenti Gorbachev, Shevardnadze, Scowcroft, Akhromeyev. 2 qershor 1990. Foto: Nga Biblioteka Presidenciale e George H.W. Bush, P13437-14.
Samiti i Washington, mbërritje e udhëheqësit të Sovjetit më 31 maj 1990, pritur me një ceremoni mashështore shtetare në Shtëpinë e Bardhë. Përshëndetja korteziale mes Presidentit Bush dhe Mikhail Gorbachev, President i Bashkimit Sovjetik. Foto: George H.W. Bush, Biblioteka Presidenciale, P13298-18.