Fox News: “Rritje Dramatike e Numrit të Vdekjeve nga Vaksinat Covid-19” (video)

Rritja e numrit të vdekjeve pas vaksinimit kundër Covid-19 nuk fshihet më as në SHBA.

Siç edhe përmend ish gazetari i “New York Times”, Alex Berenson, në emisionin “Tucker Carlson Tonight” të kanalit televiziv amerikan Fox News, “në Europë ka më shumë vdekje në vitin 2022, krahasuar me mesataren e vdekjeve, pas vaksinimit”.

Drejtuesi i emisionit i çuditur me këtë informacion të dhënë nga gazetari, shfaqi habinë sesi qeveritë nuk merren me këtë çështje dhe jo vetëm kaq, përpiqen ta fshehin.

Një gjë është e sigurtë dhe e padiskutueshme, që numri i vdekjeve në total është rritur, si në Amerikë, po ashtu edhe në Europë dhe Australi. Qeveritë i kanë statistikat e lindjeve dhe vdekjeve dhe nuk mund të kundërshtojmë këtë që bëjmë publike”, tha gazetari.

Sidomos në Europë numri i të vdekurve në vitin 2022 është rritur ndjeshëm, krahasuar me numrin mesatar të vdekjeve të rregjistruar në vitet e mëparshme.

Nëse duam që të shikojmë realitetin në sy, ka ardhur momenti ta bëjmë, pavarësisht se mund të jetë e dhimshme, pasi është e vetmja formë për t’u kthjelluar dhe për të reaguar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministrja e Jashtme Gjermane: Ukraina më e Rëndësishme se Votuesit Gjermanë

Next Story

1990, Perëndimi Gënjeu Gorbaçovin: "NATO Nuk do të Shtrihet Asnjë Inç më Shumë në Europën Qëndrore & Lindore"

Latest from Info