Do të ishte me interes në fakt të shikohej se me sa përqind e kanë rritur ekonominë “specialistët” e Covid-19 dhe vaksinës në Shqipëri. Padyshim do të kenë bërë progres edhe ata “sharlatanët” e ekraneve, që çmendën njerëzit dhe futën në panik një popull të tërë.
Parusuria neto (në monedha) e kreut të mjekëve të SHBAve Antony Fauci arriti shifrën 12.6 milionë dollarë në vitin 2021, thuajse shifër e dyfishuar krahasuar me 7.6 milionë dollarë që ishte pasuria e tij në vitin 2019. Këtë e bëri publike grupi i monitorimit “OpenTheBooks”, duke iu referuar zbulimeve të bëra lidhur me të ardhurat e Fauci-t nga punëdhënsit e tij, si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
Fauci na rezulton nënpunësi shtetëror më i shumëpaguar në qeverinë federale gjatë Pandemisë, të ardhurat e tij vazhdojnë dhe shtohen duke iu referuar vetëm një të ardhure, atë si Drejtor i Institutit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive ku paga nga 456.000 dollarë në vitin 2021 shkroi në 480.000 dollarë në vitin 2022.
Kjo pagë është vetëm një nga burimet e të ardhurave të Fauci, në një kohë kur politikat e tij antinjërëzore për ‘lockdown’ total dhe masat ekstreme për njerëzit, çuan ekonominë amerikane në rënie të ndjeshme.
Ja pra, ka individë që pasurohen së tepërmi kur qeveritë dhe popullsia varfërohen. Këta janë sistemi që duhet të instalohet globalisht, që Fauci të vazhdojë periodikisht të dyfishojë të ardhurat dhe popujt të vazhdojnë periodikisht të varfërohen dhe izolohen, kurdo dhe sa herë të vendosin “njerëzit” e sistemit.