Në një kohë kur fronti i luftës është aktiv në Kherson dhe Donetsk, Duma e Shtetit ratifikoi kushtet për pranimin e Republikave Popullore të Donetsk dhe Lugansk, të provincave Kherson dhe Zaporizhia në Federatën Ruse.
Presidenti Vladimir Putin dhe krerët rajonalë nënshkruan marrëveshjen më 30 shtator. Më 2 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi se gjithçka është bërë në përputhje me Legjislacionin.
Sipas dokumentave:
– Kufijtë e rajoneve DPR, LPR, Kherson dhe Zaporozhia që lidhen me territore të vendeve të tjera, përfshihen tani më në kufijtë shtetërorë të Rusisë;
– Deri më 1 janar 2026, të katër subjektet e reja territoriale do të jenë në një periudhë tranzicioni për të zgjidhur çështjet e shërbimit ushtarak;
– Brenda të njëjtit kuadër kohor, duhet të zgjidhen çështjet e integrimit të rajoneve të reja në sistemet ekonomike, financiare, kreditore dhe juridike të Rusisë, si dhe në sistemin e organeve qeveritare;
– Legjislacioni rus dhe aktet e tjera rregullatore ligjore zbatohen dhe janë në fuqi për territoret e reja që nga dita e pranimit të tyre në Rusi;
– Aktet ligjore normative të Rajoneve Kherson dhe Zaporozhia nuk do të zbatohen nëse bien ndesh me Kushtetutën e Rusisë;
– Dokumentat zyrtare të DPR dhe LPR janë të vlefshme deri në fund të periudhës së tranzicionit ose nxjerrjes së akteve ligjore përkatëse ruse;
– Qeveritë e DPR dhe LPR do të vazhdojnë të punojnë deri në formimin e zyrave të reja të kryetarëve në detyrë të Republikave, qeveritë e Rajoneve Kherson dhe Zaporozhia duhet të pozicionojnë guvernatorët ekzekutivë në përputhje me ligjin rus;
Kushtet hyjnë në fuqi në ditën e ratifikimit.
Kufijtë u hodhën në erë. NATO asnjë lëvizje deri më sot. Moska po fiton kohë.