Zonja Zelenski në Stamboll – Iniciativa “Zero Mbetje”

Zonja e parë e Turqisë priti “homologen” e saj ukrainase në Stamboll, në kuadër të një iniciative “ironi”.

Zonja e parë turke Emine Erdogan priti homologen e saj ukrainase Olena Zelenska në Stamboll, në një lufte që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainë, raporton Agjensia e Lajmeve Anadolu.

“Isha e lumtur të prisja shoqen time të dashur Olena Zelenska, gruan e Presidentit të Ukrainës, në Stamboll”, shkroi Emine Erdogan në Twitter.

Ajo tha gjithashtu se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike afatgjata për paqen.

Zonja e parë turke falenderoi gjithashtu zj.Zelenski për nënshkrimin e një dokumenti të vullnetit të mirë për të mbështetur iniciativën e Turqisë për zero mbeturina. Edhe pse në luftë zonja Zelenski përfshihet në një iniciativë që nuk i shkon fare përshtat një vendi në luftë, ku mbetjet e armëve, mbetjet inerte dhe jetët e humbura, nuk lënë vend për mbetjet e konsumit të përditshëm. Gjithësesi, duhet një pretekst, por do të ishte mirë të përgjidhej preteksi i duhur dhe që do i përshtatej situatës në të cilën ndodhet Ukraina.

Mesa duket zonja e parë e Ukrainës ka marrë stafetën e marrëdhënieve dhe kontakteve me jashtë, për të bërë takime të drejtpërdrejta me partnerë të mundshëm, në pamundësi që bashkëshorti i saj të lërë Kievin për takime të rëndësisë së veçantë që duhet të kryhen në këtë periudhë të vështirë.

Për të disatën herë zonja Zelenski po shfaqet jo vetëm me mendime politike në Media ndërkombëtare, por tani më edhe me prezencën e saj në takime, siç ishte edhe takimi që bëri me familjen mbretërore në Britaninë e Madhe, një ditë përpara ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elisabeta e II.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Duma Ruse Ratifikoi Bashkimin e 4 Krahinave - Kufijtë u Hodhën në Erë

Next Story

Bullgaria në Zgjedhje - Proamerikanët Largohen nga Pushteti

Latest from Info