SHBA Ble 290 Milionë Dollarë Barna Anti-Radioaktive

/

SHBA / Administrata Biden blen 290 milionë dollarë barna anti-radioaktive, ose barna kundër rrezatimit, për përdorim emergjence në rast të një sulmi bërthamor.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane (HHS) njoftoi prokurimin e konsiderueshëm të barnave të sëmundjes kundër rrezatimit / radioaktivitetit.

Njoftimi për shtyp i HHS zbuloi se blerja ishte pjesë “e përpjekjeve të vazhdueshme për t’u përgatitur më mirë për të shpëtuar jetë pas emergjencave radiologjike dhe bërthamore”.

Njoftimi vjen pas paralajmërimeve për një goditje bërthamore nga Presidenti rus Vladimir Putin, raportoi NY Post.

Ilaçi shitet me emrin e markës “Nplate”, i prodhuar nga Amgen me bazë në Kaliforni.

Ilaçi është i miratuar për të trajtuar lëndimet e qelizave të gjakut nga radioaktiviteti për të gjitha moshat, deklaron departamenti i sipërpërmendur.

Financimi për barnat u sigurua nga Projekti “BioShield”. Një ligj i miratuar në vitin 2004, “Project BioShield” që ofron investime për “zhvillimin e masave mjekësore kritike për sigurinë kombëtare”.

Megjithatë, njoftimi vjen vetëm disa orë përpara se Presidenti Biden të deklaronte publikisht se: “Putini nuk po bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore, ose armëve biologjike, ose kimike”.

SHBA ka magazinuar edhe sasi të mëdha me Leukine, një tjetër ilaç që përdoret për trajtimin e ARS, raportoi Daily Mail.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Vertikale" nga Zelenski - Jam Keqinterpretuar!

Next Story

Kryeministrja e Finlandës në Mëngjes Shkon në "War Party"

Latest from Info