Forca Ushtarake Amerikane Zbarkojnë në Greqi

/

Në Sudë të Kretës para pak ditësh mbërriti “përbindëshi” aeroplanmbajtës, anija ushtarake ‘USS George H.W.Bush’ dhe do të qëndrojë për një kohë të pacaktuar, me ekuipazh mijëra ushtarë amerikanë, që janë shpërndarë për 1 ditë në qytetin Hania të Kretës, pas disa javësh qëndrim në anije.

Kurse në veri të Greqisë, në Ksanthi po zhvillohet stërvitja ushtarake Greko-Amerikane “Olympic Cooperation 2”, e përqëndruar tek armët tokësore të luftës, kryesisht tankse, por marrin pjesë edhe njësi ushtarake të këmbësorisë, si dhe aviacionit ushtarak.

Kërcënimet që merr Greqia nga Turqia janë tashmë të përditshme, ndoshta dhe të disafishta përgjatë 24-orëshit.

Qindra ushtarë grekë dhe amerikanë ndodhen në kufij me Turqinë, në distriktin e Ksanthit dhe forcat ushtarake këmbësore greke, lanë gojëhapur drejtuesit e ushtrisë amerikane, sepse kamuflazhi i tyre ishte për t’u lavdëruar dhe marrë shembull.

Qeveria greke flet tani thuajse e sigurtë për një incident me Turqinë. Ushtria greke është e përgatitur për luftë. Ndërkohë që edhe politika e jashmte nuk përgënjështron as qeverinë dhe as ushtrinë greke, përkundrazi prezenca ushtarake amerikane në Greqi, po bind gjithkënd se dy vendet shkojnë drejt një konflikti të hapur ushtarak.

Erdogan nuk nguroi të kërcënonte publikisht kryeministrin Mitsotakis edhe në Samitin e Pragës, para pak ditësh, duke i kërkuar atij territore dhe duke i vënë Greqisë në dyshim sovranitetin.

Nëse kjo përplasje në Egje ndodh, do të jetë shkëndija për Ballkanin dhe anasjelltas, sipas analistëve amerikanë të politikave ushtarake, nëse mes Kosovës dhe Sërbisë do të ketë përplasje apo luftë, vatra e menjëherëshme pas saj, do të jetë Egjeu.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Po Shkojmë Drejt Luftës III Botërore?

Next Story

Ministri Turk: "BE & SHBA do të Hanë Pluhurin Tonë!"

Latest from Info