Ditët e “Apokalipsit” mbërritën në Ukrainë.
Qindra raketa dhe dronë rusë goditën infrastrukturën e Ukrainës. 40% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është jashtë funksioni.
Siç njoftoi kryeministri ukrainas Denyw Shmygal, sulmet ruse shkatërruan infrastrukturën kritike në shumë zona dhe lanë pa energji elektrike qindra qytete dhe fshatra në territorin ukrainas.
Vala e re e shpërthimeve përfshin shumë qytete të Ukrainës.
U godit në Kiev, Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Mykolayiv infrastrukturë kritike, si për shembull termocentrale.
Kirylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, sqaroi se kishte tre sulme ruse në një termocentral të papërcaktuar energjetik në kryeqytet.
“Sipas të dhënave të para, tre goditje u bënë në instalimet elektrike” në pjesën lindore të Kievit, njoftoi këshilltari i presidencës ukrainase, mes një mesazhi të postuar në një rrjetet sociale.
Kryebashkiaku i kryeqytetit tha se sulmi ndodhi në “infrastrukturën kryesore” dhe se punonjësit e shpëtimit po shkojnë në zonë.
Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Zhytomyr tha se furnizimi me energji elektrike dhe ujë në qytetin në veri të Ukrainës u ndërpre pas sulmeve ajrore ruse, që ndodhën mëngjesin e sotëm.
“Tani qyteti nuk ka energji elektrike dhe ujë. Spitalet po funksionojnë me gjeneratorë”, vuri në dukje Serhiy Sukhomlin në një postim në Facebook.
Zhytomyr kishte një popullsi prej 260,000 banorësh përpara fillimit të konfliktit në Ukrainë më 24 shkurt, sot ka shumë më pak, mes të tyre të vrarë, por edhe shumë të larguar.
Qyteti Mykolaiv u godit gjithashtu.
Presidenti ukrainas, në të njëjtën kohë, u bëri thirrje ushtarëve të tij që të marrin sa më shumë të burgosur që të munden, me qëllim që Kievi të vazhdojë më pas me shkëmbimin e të burgosurve.
Duhet theksuar se Krivoi Rog, vendlindja e Zelenskit duket se është ndër objektivat e sulmeve të sotme ruse.
Ukraina është e përfshirë tani më e gjitha në luftë, në të gjithë territorin. Ky nuk është më një sulm operacional, por ofensivë pushtimi, ndoshta edhe aneksimi. Rusia është duke pushtuar Ukrainën dhe po shkon drejt rrëzimit të qeverisë së Ukrainës.
NATO nuk është prezente, ndërsa SHBAtë duket se janë në periudhë elektorale dhe duket se këto orë dhe ditë e kanë braktisur Ukrainën, sepse duhet të mbajnë mes votës së amerikanëve pushtetin e tyre. Duhen edhe 3 javë që të mbërrijmë në zgjedhjet e ndërmjetje amerikane, mjaftueshëm që Rusia ta aneksojë plotësisht Ukrainën.