Vaksina J&J për Covid-19 me Efekte Anësore të Tmerrshme

/

Efekt i ri anësor për vaksinën e J&J për Covid-19, shkakton paralizë të fytyrës. Një i vaksinuar me J&J përjetoi paralizë të fytyrës pas bërjes së vaksinës.

Komiteti i Farmakovigjilencës dhe Vlerësimit të Rrezikut (PRAC) i EMA kërkoi që paraliza e fytyrës së të vaksinuarve të përfshihej si një “efekt anësor i padëshiruar” i vaksinës së Johnson & Johnson, e ashtuquajtura paraliza e Bell-it.

Është një paralizë e muskujve të fytyrës, zakonisht e njëanshme, pra në njërën anë.

Bazuar në të dhënat e provave klinike, ky efekt anësor nuk është aspak i rrallë dhe shfaqet në rreth 1 në 1000 njerëz. Në Greqi, ka me qindra raste njerëzish që kanë bërë të njëjtën vaksinë dhe kanë kaluar në paraliza parciale të fytyrës.

Gjithashtu në vazhdim është vlerësimi PRAC i një reaksioni të mundshëm të mbindjeshmërisë urtikariale (skuqje të lëkurës dhe kruarje) të vaksinës ‘Spikevax’ të Moderna.

Për vaksinat Comirnaty (BioNTech/Pfizer), Valneva, Nuvaxovid (Novavax), Vaxzevria (AstraZeneca) nuk ka përditësime të sigurisë, por ka një seri efektesh anësore negative tashmë të verifikuara nga këto vaksina dhe të bëra publike.

A do të mbeten këto vaksina ende në përdorim? Do të ketë ndëshkime për industrinë farmaceutike? Kush do të dëmshpërblejë të lënduarit, të traumatizuarit, të cënuarit në shëndet, apo familjarët e atyre që ndërruan jetë nga injektimi me detyrim, në shumicën e rasteve, të këtyre vaksinave?

Të gjitha qeveritë heshtin! Diktatura sanitare dhe virusale e instaluar me votën e qytetarëve dhe me mungesën e tyre të ndërgjegjes, po merr jetë njerëzish.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ditë "Apokaliptike" në Kiev - Ukrainë

Next Story

Protestues Italianë Kërkojnë Largimin e Italisë nga NATO

Latest from Info

Feja e Globalistëve

Për të kuptuar globalistët duhet të kuptojmë fenë e tyre psiko-patetike / psikopate. Në fund të