Skena Shokante – Kolaps – Xhamia e Xhakartës në Gjuhët e Flakëve (video)

Kupola e xhamisë qëndrore në Xhakarta është shembur pas një zjarri masiv.

Skenat tronditëse u kapën në video dhe u postuan në internet duke treguar shkallën e dëmit, që ndodhi në Qendrën Islamike Koja Xhakarta, sipas Hidajatullah.

Raportet e para për zjarrin në kryeqytetin indonezian u dhanë në orën 15:22 me orën lokale, me dëshmitarët e shembjes që folën në mediat sociale.

Organizata islamike e postoi videon në Twitter me mbishkrimin: “Kopola e Xhamisë së Qendrës Islamike Koja Xhakarta ka marrë zjarr”.

“Po, kupola është në zjarr. Njësitë janë larguar të gjitha”, tha oficeri i stacionit të zjarrfikësve të Xhakartës së Veriut, kur lajmi u konfirmua në orën 15:47 me orën lokale.

Zyrtari i zjarrfikësve tha se pala e tij mori raportin fillestar për zjarrin në orën 15:22 me orën lokale, por nuk do të komentonte më tej detajet rreth incidentit.

Ende nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe shembjen.

Por dyshohet në zjarrvënie pasi disa vatra zjarri u ndezën njëkohësisht brenda xhamisë e cila ishte në rikonstruksion.

Nuk ka raporte për të vdekur, të djegur apo të dëmtuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kapshticë - Kristalopigji: Kapet Rrjet Trafiku

Next Story

Obama për Ukrainën - Lojë Politike apo Vërtet Tërheqje? (video)

Latest from Info