178 persona të quajtur ‘Hirokazu Tanaka’ u mblodhën në një sallë, duke fituar çmimin Guinness.
Ata arritën të thyejnë rekordin e mbajtur më parë nga 164 persona të quajtur Martha Stewart.
Nuk është gjithmonë e lehtë të mbani mend emrat e të gjithë njerëzve që takoni në një festë.
Por jo sot në Tokio, ku 178 të ftuarit, të gjithë të quajtur Hirokazu Tanaka, u mblodhën për të thyer rekordin e mbajtur më parë nga 164 femra të quajtura Martha Stewart.
Nga 3-vjeçari Hirokazu Tanaka deri tek 80-vjeçari Hirokazu Tanaka e deri tek Hirokazu Tanaka nga Hanoi, të gjithë mbanin të njëjtën bluzë me emrin e tyre dhe u ulën në një teatër të mbushur plot për 5 minuta, siç kërkohet nga rregullat e Guinness. Në atë kohë, një zyrtar i komitetit të çmimeve zyrtarizoi rekordin e ri.
“Nuk do ta prisja kurrë që ne të thyenim një rekord kaq qesharak”, tha Hirokazu Tanaka, 53 vjeç, organizatori i këtij takimi, të cilin e arriti pas vitesh përpjekjesh dhe dy dështimesh.
Për të dalluar 178 Hirokazu Tanakas nga njëri-tjetri, secilit iu dha një pseudonim i frymëzuar nga hobi, profesioni ose ushqimi i tyre i preferuar. Kështu kishte pseudonime si: “syze dielli” Hirokazu Tanaka, “çamçakizi” Hirokazu Tanaka, apo “triathlon” Hirokazu Tanaka etj.
Rekordi botëror për “mbledhjen më të madhe të njerëzve me të njëjtin mbiemër” u mbajt më parë nga 164 Martha Stewarts e mbledhur në xhirimet e një shfaqje televizive në Nju Jork, në vitin 2005.
Sipërmarrja që çoi në rekordin aktual filloi në vitin 1994, kur organizatori Tanaka dëgjoi në lajmet për një fëmijë mrekullibërës të bejsbollit, Hirokazu Tanaka dhe ndjeu “gëzim të jashtëzakonshëm” duke ndarë emrin që dikur e konsideronte të zakonshëm.
Dy herë, përpjekja për të thyer rekordin dështoi, veçanërisht në vitin 2017 kur u plotësuan vetëm 87 prej tyre.
Por shpresa lindi kur ‘Guinness Awards’ sqaroi se përderisa emri është “Hirokazu Tanaka”, nuk ka rëndësi nëse e shqiptoni në mënyra të ndryshme në gjuhën japoneze.
“Mini-fugon” i 179të Hirokazu Tanaka do të kishte qenë atje, por ai vdiq nga Covid-19 vitin e kaluar, i tha AFPsë babai i tij Suzuko Tanaka. “Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për eventet e organizuara nga ky grup”, thotë ai “do të ishte shumë i lumtur sot”.