Lavatriçe për Njeriun

Kjo është e para “makinë larëse për njeriun” që del në treg së shpejti.

Ideja e një lavatriçe për njerëzit nuk është e re. Një kompani me bazë në Osaka, Japoni shpreson të lançojë makinën e parë larëse për njeriun në vitin 2024, një dhomë që automatizon procesin e larjes dhe gjithashtu ofron relaksim.

Ideja e një lavatriçe për njerëzit nuk është e re, vëren ‘Daily Mail’. Në Osaka Expo të vitit 1970, gjiganti japonez i elektronikës ‘Sanyo Electric’ prezantoi “Ultrasonic Bath”, një makinë larëse që pastronte, masazhonte dhe thante përdoruesin në një cikël plotësisht të automatizuar 15-minutësh.

Ideja nuk u hodh kurrë si një produkt komercial, por tani është duke u përhapur sërish. ‘Science Co. Ltd’ një kompani e njohur për risitë në teknologjinë e banjës dhe kuzhinës, ka bërë të njohura planet e saj për një makinë larëse të bazuar në “teknologjinë e flluskave të imta”.

Dhoma spërkat përdoruesin me ujë dhe mikroflluska me diametër prej vetëm tre mikrometër, të cilat sipas prodhuesit pastrojnë thellë poret.

Sistemi gjithashtu përfshin një sensor të rrahjeve të zemrës, si dhe një sistem inteligjence artificiale që premton një përvojë komplekse dhe të personalizuar të banjës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Japonia dhe Çmimi i Çuditshëm Guinness

Next Story

TikTok Ndikon në Shëndetin Mendor - Delete App

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,