Sekretari i Përgjithshëm i NATOs deklaroi: “Zhvillim i keq për të gjithë, fitorja ruse”. Mesazh republikanëve për Ukrainën!
“Prania e SHBAsë dhe Kanadasë në Europë është e nevojshme. Të mos e lëmë Rusinë të fitojë në Ukrainë”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg, i cili thekson se prania e SHBAsë dhe Kanadasë në Europë është e nevojshme për të forcuar forcën dhe besueshmërinë e kësaj lidhjeje transatlantike.
Në një intervistë për ‘Politico’, ai nënvizon se sukseset e fundit të ukrainasve në fushën e betejës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e shteteve anëtare të Aleancës.
“Zhvillim i keq për të gjithë një fitore ruse.
Një Rusi fitimtare do të ishte një zhvillim i keq për të gjithë ne, në Europë dhe Amerikën e Veriut, por edhe për të gjithë NATOn, sepse do t’u dërgonte një mesazh udhëheqësve autoritarë, jo vetëm Presidentit Putin, por edhe Kinës, që duke përdorur forca brutale mund të arrijnë qëllimet e tyre”, pohoi Stoltenberg.
Në këtë kontekst, Stoltenberg argumenton se, në funksion të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, republikanët, edhe nëse mbizotërojnë në zgjedhje, nuk duhet të ulin mbështetjen amerikane për Ukrainën, sepse siç thotë ai, “kjo do të ketë për efekt forcimin e Kinës”.
Ky qëndrim vjen në një kohë kur informacionet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e republikanëve po studiojnë mundësinë e reduktimit të ndihmës ushtarake dhe ekonomike amerikane për Ukrainën.
Megjithatë, Stoltenberg shprehu optimizmin e tij se SHBAtë nuk do të zhduken nga Europa dhe Ukraina, duke theksuar se një pjesë e madhe e republikanëve kanë mbështetur zgjedhjet e Biden për Ukrainën.
“Kam besim se pas zgjedhjeve afatmesme, do të ketë një shumicë të qartë në Kongres, si në Dhomë, ashtu edhe në Senat për vazhdimin e ndihmës së konsiderueshme për Ukrainën” tha Sekretari i NATOs.
“Vendime të vështira do të duhet të marrim”, shtoi ai.
Duke qenë se lufta tashmë është në muajin e 9të dhe që pritet të zgjasë për një kohë të gjatë, në një kohë kur pasojat po ndihen tashmë në ekonominë globale me inflacionin dhe krizën energjetike, pritet të vijnë vendime të vështira.
Në rast se një fitore republikane do të shkurtonte një pjesë të madhe të fondeve të SHBAsë për Ukrainën, “atëherë një fitore e Putin në Ukrainë do të jetë një fatkeqësi për ukrainasit”.
Përveç kësaj, ai vë në dukje rrezikun që një zhvillim i tillë sjell për planet e Kinës terren të përshtatshëm, në një kohë kur SHBAtë e shohin Kinën si një kërcënim më të madh se Rusia.
Jo tërheqjes së SHBAsë nga Europa.
Lidhur me kritikat për dominimin e SHBAsë në Europë si dhe propozimet e bëra për nevojën që europianët të marrin përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre, Stoltenberg është kundër një skenari të tërheqjes së SHBAsë nga toka europiane.
“Shkëputja e Amerikës së Veriut nga Europa nuk është një model i mirë, sepse kjo do të zvogëlojë fuqinë, besueshmërinë e lidhjes midis Amerikës së Veriut dhe Europës.
Unë besoj fuqimisht se aleatët europianë duhet të bëjnë më shumë.
Lajmi i mirë është se të gjithë aleatët, përfshirë aleatët europianë, kanë rritur shpenzimet e tyre dhe tani po investojnë më shumë”, thotë Stoltenberg, duke vënë në dukje megjithatë se 80% e shpenzimeve të mbrojtjes vijnë nga vendet jo anëtare të BEsë.