Deklarata e frikshme dhe e tmerrshme e Biden është kjo: “Ne do të çlirojmë së shpejti Iranin”.
A do t’i vërë zjarrin SHBAja Lindjes së Mesme?
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua para dy ditësh, për “çlirimin e Iranit” dhe shtoi se protestuesit që kanë qenë në rrugë për javë të tëra do të lirohen së shpejti.
“Mos u shqetësoni, ne do ta çlirojmë Iranin. Ata do të çlirohen shumë shpejt”, tha Biden gjatë fushatës në Kaliforni, ndërsa dhjetëra njerëz që mbanin pankarta proiraniane u mblodhën jashtë tubimit.
Presidenti amerikan nuk dha detaje mbi veprimet që synon të ndërmarrë, gjatë fjalimit të tij në Kolegjin MiraCosta pranë San Diegos.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.
Për shtatë javë, Irani është tronditur nga protestat antiqeveritare që shpërthyen pas vdekjes më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsha Amini, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e shamisë.
SHBA njoftoi të mërkurën se do të kërkojë të përjashtojë Iranin nga Komisioni i OKBsë për Statusin e Grave (CSW) për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave nga Teherani dhe kufizimeve të të drejtave të grave.
Ibrahim Raisi i përgjigjet menjëherë Joe Biden me fjalët: “Irani është çliruar tashmë 43 vjet më parë”.
“Irani u çlirua 43 vjet më parë dhe është i vendosur të mos bjerë më në robërinë tuaj”, tha Ibrahim Raisi, duke folur para mbështetësve të revolucionit islamik në lidhje me komentet e Joe Biden.