Zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Zjarr shpërtheu në orët e para të së hënës në një gradaçielë 35-katëshe në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, ndërtesës më të lartë në botë.
Sipas ‘Associated Press’, zjarri është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.
Ndërtesa që mori flakë quhet ‘8 Boulevard Walk’ dhe është një nga gradaçielat e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria e Emiratit.
Policia e Dubait dhe Agjencia e Çështjeve Civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të Agjencisë Amerikane për ta kontaktuar atë.
Siç thekson ‘Associated Press’, një seri zjarresh në ndërtesat e larta në Dubai në vitet e fundit kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e materialeve të ndërtimit dhe izoluese të përdorura në këto godina.