Të Dhëna “Zjarr” për Soros & Fondet e Tij

/

Miliarderi George Soros kryesoi listën e donatorëve politikë individualë në Amerikë, për vitet 2021-2022, duke kontribuar më shumë se 128.4 milionë dollarë për demokratët, që po e çojnë SHBAnë në shkatërrim financiar, Europën në një krizë energjetike dhe luftë bërthamore kundër Rusisë.

Të paktën kjo është sipas të dhënave nga mbikëqyrësi jopartiak i financave të zgjedhjeve “OpenSecrets”.

Kreu i Menaxhimit të Fondeve Soros, kontribuoi me një total prej 128,475,971 dollarë për demokratët dhe asnjë dollar për republikanët, raportoi ‘OpenSecrets’, sot.

Sipas informacioneve, George Soros financon politikanë dhe parti edhe në Shqipëri, Greqi, Rumani, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj.!

Në fakt, Soros mbështet jo vetëm të majtën haptazi, por edhe të ashtuquajturat parti të djathta në mënyrë të fshehtë, ose individë marioneta nga e djathta, duke shbërë të djathtën, që të mos ketë më të djathta reale në parlamentet e vendeve ku ka hedhur “çizmen” e pushtimit mes investimeve / fondeve.

Soros trajtohet tashmë si një prej shkatërruesve të së djathtës reale ktyesisht në Europën Jug-Lindore!

Natyrisht, e majta dhe e djathta kanë pushuar së ekzistuari, janë një dhe të djathtët e vërtetë kanë kaluar në parti të ekstremit të djathtë nacionaliste, ndaj planeti është ndarë në ata që duan juntën, obskurantizmin, nënshtrimin dhe në ata që preferojnë dritën dhe lirinë me çdo çmim!

Kush do të fitojë, për t’u parë! Por padyshim që dritën nuk e mposht dot errësira!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Hakoi Sistemin Ushtarak Amerikan "DELTA"

Next Story

Trump Denoncon Parregullsi - Kërkon Rinumërim

Latest from Info