Spanjë: Protestë Gjigante e së Majtës (video)

/

Disa qindra mijëra protestues u mblodhën sot në Madrid për të mbrojtur sistemin e shëndetit publik në rajonin e kryeqytetit spanjoll dhe për të protestuar kundër një plani për të reformuar sektorin.

Me slogan qendror “Madridi bashkohet për të mbështetur sistemin shëndetësor publik kundër planit për ta shkatërruar atë”, turma njerëzish u mblodhën në një pasdite vjeshte me diell, në katër pjesë të kryeqytetit spanjoll, përpara se të marshonin drejt bashkisë.

Në protestë morën pjesë 200.000 njerëz, sipas një zëdhënësi të qeverisë rajonale, por ishin 650.000 sipas organizatorëve.

“Një sistem kujdesi shëndetësor për të gjithë, shëndeti juaj nuk duhet të varet kurrë nga portofoli juaj”, shkruhej në një pankartë të madhe jeshile, ndërsa mijëra protestues brohorisnin për “një sistem shëndetësor publik”!

Protesta e organizuar pas thirrjes së Shoqatave dhe Bashkive lokale, vjen kundër politikave shëndetësore të kryebashkiakut të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, një nga personalitetet e Partisë Popullore. Ayuso dëshiron të zhvillojë partneritete publike-private dhe të ristrukturojë sistemin lokal të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa Qeveria socialiste e Spanjës dha mbështetjen e saj për protestuesit.

“Madridi është rajoni që investon më pak para në shëndetësi për banor. Mesatarja kombëtare është 1.700 euro për banor dhe në Madrid është 1.300 euro”, tha Ministri i Presidencës së Qeverisë spanjolle, Félix Bolanos.

“Është rajoni me më pak mjekë dhe infermierë për frymë”, shtoi ai.

Sipas tij, kriza në sistemin shëndetësor publik të rajonit vjen si pasojë e një “menaxhimi katastrofik” nga pushteti rajonal i Partisë Popullore.

Protesta vjen përpara një greve të thirrur më 21 nëntor nga 5.000 mjekë, veçanërisht pediatër, të cilët ankohen për “ngarkesat e tepërta të punës”, kalendarët e tyre “të pafund” të takimeve dhe kohën e pamjaftueshme me pacientët.

Ata do t’i bashkohen lëvizjes së grevës së personelit mjekësor të nisur së fundmi kundër qendrave të reja të kujdesit jo spitalor të urgjencës, disa prej të cilave ofrojnë vetëm teste me video, për shkak të mungesës së stafit.

“Ajo që (qeveria rajonale) po bën është një fatkeqësi e paprecedent”, u tha gazetarëve Monica Garcia e Partisë së Majtë ‘Mas Madrid’.

“Ayouso duhet ta dëgjojë këtë protestë, ose të largohet Ministri i saj i Shëndetësisë, ose të largohet ajo, ose të largohet e gjithë qeveria (përfshirë rajonin) e Partisë Popullore”, shtoi ai.

“Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të mbajtur profesionistë: t’u ofroni atyre kontrata që nuk janë vetëm për një muaj, një javë apo një fundjavë” vazhdoi ai.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor lokal në Rajonin e Madridit kanë qenë nën presion prej vitesh, për shkak të mungesës së burimeve dhe stafit, sipas sindikatave. Dhe sipas tyre, vështirësitë janë shtuar nga menaxhimi i dobët rajonal.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kanadaja Legalizon Eutanazinë - Po e Shqyrton edhe për Fëmijët

Next Story

Apostull Pali, Efesianëve!

Latest from Info