A Është Lufta në Ukrainë Një Lojë?

/

Kështu do të shprehet Josep Borrell, siç dëgjohet edhe në video.

Për të parë disa gjëra pa perçe, lidhur me ato që bëjnë dhe gatuajnë ata në kupolë të BE-së.

Mendimi se fillimi i negociatave me Moskën për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë, varet nga vetë Kievi dhe gjoja nuk është një vendim i Perëndimit, kështu u shpreh të hënën në mëngjes nga Brukseli, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Kush nga ne beson se Zelenski vepron i vetëm dhe sipas mendimit të tij. Të gjithë e dimë që është një marionetë e Perëndimit dhe ata e drejtojnë dhe ai flet me gjuhën e tyre.

Vetëm financat dhe fondet Zelenski i kërkon sipas mendimit të tij nga Perëndimi. Është pjesa e dëmshpërmblimit kjo dhe e shkëmbimit të marrëdhënies kontraktuele. Juve më keni thënë të bëjmë një luftë, unë ju kam thënë që na duhen fonde. Pra, duhet mbajtur marrëveshja, sipas mendimit të Zelenskit.

Në një video që po bën xhiron e botës, sipas shumëkujt, Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme pranon se e gjithë çështja me Ukrainën, lufta dhe sanksionet, që në fakt po shkatërrojnë ekonomitë e Europës, janë LOJË!

Duke iu përgjigjur një pyetje për Iranin, Borrell tha:

“Të gjithë ata që janë sanksionuar kanë marrë kundërmasa me sanksione. Rusia, Kina, Irani e kanë bërë. Është pjesë e lojës”.

Pra, po bëhet një lojë në kurrizin e qytetarëve të Europës, që po varfërohen? Domethënë Europa vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke ditur që ajo të marrë kundërmasa dhe kështu situata do të shkonte atje ku e kishin planifikuar prej fillimit.

Kjo është ajo që donte të thoshte Borrell, duke iu referuar Rusisë që vendosi sanksione në përgjigje të sanksioneve perëndimore ndaj Ukrainës?

A nuk është kjo një krizë që duhet zgjidhur nga BE dhe Perëndimi? Apo është një lojë, e nxitur dhe e manipuluar nga vetë Perëndimi?

Gjithësecili prej ne e ka përgjigjen dhe e njeh mirë tashmë realitetin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Letra e Parë e Apostull Joanit

Next Story

Shikoni Çfarë Teatër Servirin nga Lufta - Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës

Latest from Info