Fillon Beteja që do të Vendosë Luftën

/

Fillon beteja që do të vendosë për luftën në Ukrainë.

Transportohen 40.000 ushtarë ukrainas dhe jo vetëm, në Zaporizhia me synimin për të sulmuar Melitopolin dhe Berdianskin. Nëse rusët humbasin, fillon fundi i luftës, nëse jo, askush nuk e njeh vazhdimësinë dhe revashin rus.

Përpjekja e parë e ukrainasve, dështoi.

Rusia dhe Ukraina po grumbullojnë forca ushtarake për betejën tjetër të madhe që mund të vendosë rezultatin e luftës. Burimet ushtarake ruse flasin për 40.000 ushtarë ukrainas të transferuar në Zaporizhia nga fronti Kherson.

Sipas burimeve të sigurta, ukrainasit po përgatisin një sulm në shkallë të gjerë me objektivin fillestar Melitopolis. Qëllimi është që Forcat Ruse të humbasin të gjithë urën jugore, siç tregon harta në fund të tekstit.

Qëllimi përfundimtar është qyteti i Berdiansk, për të fituar hyrjen në Detin Azov.

Pak ditë më parë forcat ruse shtypën sulmin ukrainas në zonë, gjë që rezultoi në transferimin e menjëhershëm të përforcimeve polake me disa mijëra ushtarë.

Ukrainasit e kanë provuar tashmë një herë dhe duket se ky ishte vetëm fillimi.

Pajisjet e ukrainasve u pikasën nga një prej dronëve të Forcave Ruse rreth dy orë pas fillimit të lëvizjes. Kontakti vizual u bë 150km nga Melitopol në zonën e vendbanimeve Kamishevakh, Jurkovka dhe Guljaipole.

Ukrainasit po përgatisin tani një sulm nga Zaporizhia në Melitopol.

Pas evakuimit të banorëve të Khersonit nga bregu i djathtë i lumit Dnieper, shumë rusë filluan të flasin për një zhvillim të ngjashëm të ngjarjeve në rajone të tjera. Sipas kreut të rajonit Zaporizhia, Jevhen Balitski, këto masa në rajonin e tij janë të mundshme, por vetëm në rast rreziku të veçantë.

Në të njëjtën kohë, një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet, nëse Forcat e Armatosura të Ukrainës ndërmarrin veprime sulmuese kundër Melitopolit, atëherë grupi rus në drejtimin jugor të operacionit special do të ndahet në gjysmë.

Njësitë e Forcave të Armatosura Ruse në rajonin Kherson dhe të gjitha forcat aleate në perëndim të autostradës E105 do të jenë gjysmë të rrethuara. Në këtë rast do të rrezikohej edhe termocentrali bërthamor i Zaporizhias.

Forcat e Armatosura Ruse sulmuan objektivat ushtarake ukrainase në vendbanimet Malie Shcherbaki dhe Danilovka, si dhe qytetin e Guljaipole dhe disa periferi të Zaporizhia.

Forcat e armatosura të Ukrainës po shqyrtojnë opsione të ndryshme për një sulm në qytetin e Berdiansk në mënyrë që të kenë akses në Detin Azov.

Komanda e ushtrisë ukrainase mesa duket kërkon të ndërpresë lidhjen midis rajonit Kherson dhe Krimesë.

Rezultati i luftës do të përcaktohet në Betejën e Zaporizhia.

Duke tërhequr trupat nga Kherson dhe duke hedhur në erë urat në Dnieper, ushtria ruse i dha fund luftës në jug. Tani e tutje, ushtria ruse mund të marrë bazë në bregun lindor të lumit Dnieper dhe vetë lumi, rreth një kilometër i gjerë, si një pengesë natyrore, do të shërbejë si një mbrojtje e besueshme për rusët (ja dhe një tjetër shkak i evakuimit të asaj pjese të vogël të Rajonit Kherson nga forcat ruse dhe civilët).

Për Forcat e Armatosura të Ukrainës, përparimi në front ka të ngjarë të përfundojë në Kherson, meqenëse pjesa më e madhe e rajonit Kherson është në anën tjetër të lumit Dnieper, pra do të jetë e vështirë për ushtrinë ukrainase të sulmojë armikun përtej lumit.

Shtetet e Bashkuara i premtuan Ukrainës këto ditë 40 varka, por qartësisht nuk do të mjaftojnë për të kryer manovra në shkallë të gjerë në bregun lindor të lumit Dnieper, i cili mbahet nga ushtria ruse.

Si rezultat, administrata e Ukrainës do të duhet të transportojë një ushtri të tërë, dhjetëra mijëra ushtarë dhe qindra automjete të blinduara, në më shumë se 200 kilometra front, për të kaluar lumin më të gjatë të vendit.

Ky operacion do të zgjasë për javë të tëra. Kremlini do të ketë kohë të përgatitet për sulmin e radhës.

Kjo do të thotë se ukrainasit do të lëvizin në juglindje të Ukrainës, ku ushtria ruse ka humbur territorin më pak të pushtuar dhe ku është përgatitur për një ofensivë ukrainase prej muajsh, në veçanti në Rajonin e Zaporizhia.

Nëse Rusia do të jetë në gjendje të mbajë kontrollin e këtij rajoni, ajo do të ruajë korridorin e saj tokësor midis Krimesë dhe kontinentit.

Megjithatë, nëse Ukraina arrin të depërtojë vijën e mbrojtjes në rajonin e Zaporizhias dhe të përparojë në Detin Azov, mendohet se do të jetë fillimi i fundit për ushtrinë ruse, në të gjithë Ukrainën jugore, duke përfshirë gadishullin e Krimesë.

Por janë edhe një seri strategjish që Rusia mban si “as” nën mëngë, që mund të jenë “surpriza” të luftës, siç ishte dje bombardimi i Kievit, por edhe bombardimi i territorit polak, lëvizje ushtarake ruse, që nxjerrin nga plani dhe strategjia luftarake ushtrinë e Ukrainës dhe perëndimorët përkrah saj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin Firmos Dekret Duke u Dhënë të Drejtën Shtetasve të Huaj të Shërbejnë në Forcat e Armatosura Ruse

Next Story

Kievi & Shtëpia e Bardhë Shohin Apokalipsin - Misioni Special i CIA-s në Ukrainë

Latest from Info