Kryeministri Britanik në Kiev (video)

/

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak bëri të shtunë vizitën e tij të parë në Kiev, nën dëborën e nëntorit, duke u zotuar të vazhdojë mbështetjen e fortë për Ukrainën, që ishte në qendër të politikës së paraardhësit të tij, duke ofruar një paketë të re të mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar në rrëzimin e avionëve rusë dron.

“Britania e di se çfarë do të thotë të luftosh për liri”, shkroi Sunak në Twitter. “Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës.”

Sunak tha në një deklaratë se Britania do të sigurojë një paketë të re prej 50 milionë paund, që përfshin armë dhe teknologji antiajrore si, radarë për të luftuar sulmet me dron. Britania tha gjithashtu se do të rrisë trajnimin që ofron për forcat e armatosura të Ukrainës. Pra një ndihmë në materie dhe “know how” dhe jo në shuma monetare.

“Ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës arrijnë të zmbrapsin forcat ruse në terren, civilët po bombardohen brutalisht nga ajri”, tha Sunak në një deklaratë të tij.

“Ne po ofrojmë sot mbrojtje të re ajrore, duke përfshirë armë kundërajrore, radarë dhe pajisje antidron, si dhe po rrisim mbështetjen humanitare për dimrin e ftohtë e të vështirë që na pret.”

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky postoi një video që tregon takimin e dy liderëve në Kiev dhe përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme të Londrës.

“Me miq si ju në krahun tonë, ne kemi besim në fitoren tonë. Të dyja vendet tona e dinë se çfarë do të thotë të mbrosh lirinë”, shkroi Zelenski në Twitter.

Dhe kështu të gjithë duket se janë të investuar tek lufta. Asnjë frazë a fjalë nga kryeministri britanik për marrëveshje, negociata, apo bisedime të mundshme mes palëve në luftë, përkundrazi inkurajim dhe mbështetje edhe për më shumë përplasje ushtarake.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Marcel Proust

Next Story

Trump Kthehet në Twitter

Latest from Info