Historike Stuhia e Dëborës që po Godet New York-un

/

Në gatishmëri vetëm disa ditë para Ditës së Falënderimeve.

Fluturimet janë anuluar sipas raportimeve nga CNN.

Një stuhi dëbore e gjatë ka mbuluar perëndimin dhe veriun e New York-ut, duke përfshirë qytetet Buffalo dhe Watertown, me disa zona që kanë më shumë se 1.5 metra dëborë.

Reshjet e dendura të dëborës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të New York vazhdojnë edhe sot, ku stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha.

Duke u lutur për kujdes ekstrem nga banorët gjatë fundjavës, guvernatori i New York, Kathy Hokul e përshkroi stuhinë si një ngjarje “të madhe, domethënëse” të reshjeve të dëborës që mund të jetë po aq kërcënuese për jetën, sa stuhia e nëntorit 2014.

Qyteti i New York është në gatishmëri të lartë, me fluturime të anuluara vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve.

Ndalimet e udhëtimeve mbeten në fuqi, autostradat kryesore janë mbyllur për të siguruar mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Paralajmërimet vlejnë për më shumë se tetë milionë njerëz në gjashtë shtete: Wisconsin, Michigan, Indiana, Ohio, Pensilvania dhe New York.

Kryetari i bashkisë së Buffalo, Byron Brown, i tha CNN të shtunën se qyteti është mësuar me dëborën, por ka rënë “shumë më shumë se zakonisht”.

Ai tha gjithashtu se qyteti mund të kthehet në “njëfarë normaliteti” deri të hënën ose të martën, duke supozuar se më e keqja e stuhisë kaloi të dielën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania në Gatishmëri për Luftë - Po Merr të Gjitha Masat

Next Story

Qeveria Meloni: "Nuk Kemi Prova që Vaksinat Kundër Covid-19 Janë Efektive!"

Latest from Info