Me 552% rriten vdekjet e fëmijëve pas përhapjes së vaksinimeve të detyrueshme kundër Covid-19 në fëmijët.
Numrat nuk gënjejnë kurrë!
Shifrat në rritje, përqindja 552% e vdekjeve të fëmijëve të moshës pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeç, pasi BE vendosi të zgjasë vaksinimin kundër Covid-19 në këto grupmosha, janë tronditëse.
Tani shifrat tregojnë qartë se ka një rritje serioze të vdekjeve të lidhura, të paktën përkohësisht, me vaksinimet masive (të detyruara).
Më 28 maj 2021, Agjencia Europiane e Barnave zgjati autorizimin e përdorimit emergjent të injeksionit të mRNA Covid-19 të Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Gjashtë muaj më vonë, ajo zgjati licencën e përdorimit të emergjencës për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Para se ta bënin këtë për herë të parë, vdekjet midis fëmijëve ishin shumë nën nivelet e pritura.
Por që atëherë ato janë rritur në mënyrë eksponenciale.
Aq shumë, sa deri më 6 nëntor 2022, vdekjet e fëmijëve në të gjithë Europën janë rritur me 552%!
Grafiku i mëposhtëm është marrë nga publikimi i EuroMOMO dhe tregon numrin e vdekjeve të tepërta (jo vdekjet totale) midis fëmijëve të moshës 0 deri në 14 vjeç në të gjithë Europën.
Siç mund ta shikoni, viti 2022 ishte një vit rekord për vdekjet e fëmijëve, duke tejkaluar pesë vitet e mëparshme, duke arritur shumë mbi nivelet e pritura.
Por ajo që është më “interesante” në grafikun e mësipërm është koha kur filloi kjo rritje e konsiderueshme e vdekjeve të tepërta tek fëmijët. Është pikërisht koha kur Agjencia Europiane e Barnave zgjati autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës Covid-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Përpara këtij miratimi kishte 270 vdekje më pak se sa pritej tek fëmijët në vitin 2021.
Por pas miratimit, pati 848 vdekje më shumë se sa pritej deri në fund të vitit.
Siç rezulton, viti 2022 është një moment historik i trishtuar lidhur me vdekjet e fëmijëve.