Kina Braktis Politikën e ‘Zero Rasteve’ Pas Trazirave

/

Kthesë nga Presidenti Xi, flet për ‘më shumë fleksibilitet’ ndaj variantit më pak vdekjeprurës Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti sot zbutjen e strategjisë së Kinës kundër Covid, pas protestave të zemëruara kundër politikës së Pekinit për rastet zero.

“Ne jemi të kënaqur të mësojmë se autoritetet kineze po përshtatin strategjinë e tyre ekzistuese dhe me të vërtetë po përpiqen tani të rrisin masat e kontrollit të këtij virusi, të cilat janë thelbësore për jetën, jetesën dhe të drejtat e njeriut”, tha Dr.Michael Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së gjatë konferencës së rregullt për shtyp në Gjenevë.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që qeveritë të dëgjojnë qytetarët e tyre kur njerëzit vuajnë. Ne me të vërtetë duam të shohim që rregullimi të ndodhë dhe të përshpejtohet” këmbënguli Dr. Ryan.

Zemërimi kinez në linjën e ashpër shëndetësore për të luftuar pandeminë u përhap gjatë fundjavës në një mobilizim të paprecedent në dekada, që mesa duket ka detyruar qeverinë kineze të tërhiqet disi.

26514400

Institucionet reaguan shpejt duke shtuar prezencën policore dhe duke përforcuar ndjekjen e rrjeteve të mediave sociale.

26514401
26515686

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Biografia e Një Legjende - Historia Greke e Tij

Next Story

Në Gjueti Për “Gjak të Pastër” - Pse “Refuzohet” Gjaku i të Vaksinuarve për Covid.

Latest from Info