“Jo” nga Brukseli për rivendosjen e lirisë së informacionit në Twitter. Ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte që BE-ja të shfaqej thellësisht e shqetësuar nga blerja e platformës online Twitter nga Elon Musk dhe synimi i tij për të rivendosur lirinë e fjalës dhe informacionit në të.
BE-ja reagon ndaj këtyre planeve të Elon Musk pasi nuk dëshiron përhapjen e lirë të ideve, duke thënë se nëse nuk respekton rregullat e saj, atëherë do të ndërpresë Twitter-in në Europë.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, ka paralajmëruar shërbimin e lajmeve Twitter që të jetë në përputhje me “udhëzimet e BE-së”, të cilat kanë përmbajtje rreptësisht të kontrolluara dhe të miratuara nga mekanizmat e Brukselit, duke kërcënuar platformën edhe me mbyllje në Europë.
“Ne kemi parë nga afër se çfarë po ndodh në Twitter që kur Elon Musk mori drejtimin”, tha Breton, duke njoftuar se do të kishte një tjetër takim mes tij dhe Musk përpara Krishtlindjeve.
Thierry Breton theksoi nevojën që Twitter të jetë në përputhje me ligjin e BE-së, duke kërcënuar fillimisht shërbimin e mesazheve të shkurtra Twitter me gjoba dhe masa të tjera.
“Është shumë e qartë: nëse Twitter nuk respekton këto rregulla, ne mund të vendosim gjoba. Dhe nëse shkeljet e rregullave vazhdojnë, ne mund ta mbyllim platformën në Europë”, tha Breton për grupin mediatik gjerman Funke dhe gazetën franceze Ouest-France.
“Ne do ta bëjmë nëse është e nevojshme. Kjo është ajo që dëshiron demokracia jonë e madhe”, tha Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së.
Cilit legjislacion i referohet Breton?
Në heshtjen e njohur të imponuar nga mediat perëndimore ndaj çdo këndvështrimi kundërshtues, të njohurin si kauzë “kufizimin e përhapjes së gënjeshtrës dhe urrejtjes”.
“Fake” dhe “urrejtje” janë konceptet e preferuara të regjimeve totalitare.
Komisioneri tha se këto ligje për shërbimet dixhitale do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Twitter duhet të përmbushë këto kritere nëse dëshiron të vazhdojë të operojë në tregun europian.
Me fjalë të tjera, të mos lejohen llogaritë që kundërshtojnë atë që raporton MSM perëndimore? Po!
Akti i Shërbimeve Dixhitale u miratua nga Parlamenti Europian vitin e kaluar për të rregulluar dhe kontrolluar më nga afër shërbimet online në BE. Kërkesat do të zbatohen nga mesi i shkurtit 2024, më herët për platformat veçanërisht të mëdha.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kishte një bisedë “të qartë dhe të sinqertë” me Elon Musk në New Orleans gjatë vizitës së tij në SHBA.
Macron tha se kishte ngritur shqetësime për përmbajtjen që po ngarkohej në platformë.
“Politikat transparente të përdoruesve, forcimi i ndjeshëm i mbikëqyrjes së përmbajtjes dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes në Twitter, duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane”, theksoi presidenti francez.
“Parullën” e kundërsulmit të përgjithshëm Hillary Clinton e kishte dhënë që në vitin 2011, kur deklaroi se “SHBA po humbet luftën e informacionit” ndaj mediave alternative, duke shprehur ankthin e saj për këtë.
Natyrisht ajo që donte të thoshte Hillary Clinton është se ata po e humbin luftën propagandistike, veçse e tha me fjalë të tjera.