Sfidë të Kosovës ndaj Greqisë e konsiderojnë grekët foton e kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani.
“Harta tregon Korfuzin dhe një pjesë të Epirit si territor të Shqipërisë”, shkruajnë Media-t greke.
Përderisa pseudoshteti i Kosovës pretendon se do të aplikojë për anëtarësim në BE, liderët e tij, natyrisht liderët e shqiptarëve dhe jo serbëve, paraqesin një punim që tregon Korfuzin dhe Epirin si territore shqiptare, thotë shtypi grek.
Kjo është një sfidë e përmasave të para që e detyron Greqinë të paraqesë të gjithë rezistencën e mundshme ndaj kursit të supozuar europian të pseudoshtetit.
Çështja është ngritur nga ambasadori i Serbisë në Greqi me një mesazh në llogarinë e tij personale në Twitter, ku shkruan:
“Oportunistët dhe populistët nacionalistë, ‘kryeministri’ dhe ‘presidentja’ e Kosovës, Albin Kurti dhe Viosa Osmani, po promovojnë planin meganacionalist të Shqipërisë së Madhe duke aneksuar pjesë të Serbisë dhe Greqisë.
Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.