Një vendim i paprecedentë i presidentit brazilian.
Presidenti i ri i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva ka njoftuar se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për fëmijët, nëse prindërit dëshirojnë të vazhdojnë të marrin asistencën ekonomike të qeverisë!
Lula e bëri deklaratën gjatë inaugurimit të njësive të oftalmologjisë dhe diagnostikimit të Qendrës Shëndetësore Super Carioca në Benfica, Rio de Janeiro, madje u shfaq edhe në CNN Brasil.
“Bolsa Familia rikthehet me diçka të rëndësishme: Kushtet. Së pari, fëmijët deri në 6 vjeç do të marrin 150 R$ më shumë (asistencë). Së dyti, fëmijët duhet të jenë në shkollë, përndryshe nëna humbet asistencën. Së treti, fëmija duhet të vaksinohet, nëse nuk ka çertifikatë vaksinimi, nëna humbet kompensimin. Së katërti, nëse nëna është shtatzënë, ajo duhet të ketë të gjitha analizat që kërkon mjekësia”, tha Lula, duke iu referuar programit të mirëqenies sociale që ishte anuluar nën Jair Bolsonaro.
“Fëmijët duhet të vaksinohen. Le të themi se ata nuk kanë një certifikatë vaksinimi. Në këtë rast nëna do të humbasë përfitimin”, nënvizoi ai!
E gjithë kjo ndërkohë që gazeta “New York Times” i bën apel Drejtësisë kundër Komisionit për fshehjen e mesazheve mes Presidentes së BE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, Albert Burla, në lidhje me marrëveshjet e Komisionit për blerjen e vaksinave COVID-19. me vlerë miliarda euro!
Gazeta do të përballet me avokatët e BE-së në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se Komisioni ka një detyrim ligjor për të nxjerrë mesazhet.
Çështja është depozituar më 25 janar dhe është publikuar të hënën në regjistrin publik të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por ende nuk ka informacion të detajuar. Dy persona të njohur me këtë çështje konfirmuan detaje të rastit për POLITICO.
Padia vjen pas një hetimi të janarit 2022 nga Ombudsmeni Europian Emily O’Reilly që zbuloi se Komisioni nuk i kërkoi në mënyrë specifike zyrës personale të Presidentes të jepte mesazhet me tekst.
Komisionerja e BE-së për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová, pohoi se SMS-të mund të jenë fshirë.
Gjërat dhe pyetjet janë sigurisht shumë më të thjeshta: Sa iu desh burokracisë së korruptuar të Brukselit për të bërë atë që bëri në dëm të qytetarëve europianë me bllokimet dhe vaksinat e patestuara që kanë vrarë qindra mijëra qytetarë deri më sot?
Janë të njëjtat vaksina të patestuara, që Lula tani dëshiron t’i bëjë të detyrueshme për fëmijët në Brazil.