Në Çfarë Gjuhë i Foli Krishti Pontit Pilat?

/

Ka shumë fakte që vërtetojnë se Pont Pilati dhe Krishti folën në gjuhën greke, pasi ungjijtë nuk përmendin ekzistencën e ndonjë përkthyesi, ndërkohë që gjuha greke ishte e përhapur kudo dhe të gjithë dinin dhe flisnin greqisht, të paktën në Palestinën e helenizuar, të gjithë flisnin dhe shkruani greqisht!

Çfarë thotë dhe si e argumenton këtë profesor Leonidas Ioannis Filippides?

Ungjilli sipas Mateut: 27:11-26

11 Edhe Jisui ndenji përpara qeveritarit; edhe qeveritari e pyeti, duke thënë: Ti je mbreti i Judenjve? Edhe Jisui i tha: Ti po thua.

12 Edhe kur akuzohej nga kryepriftërinjtë edhe nga pleqtë, nuk përgjigjej fare.

13 Atëherë Pilati i thotë: Nuk dëgjon sa dëshmojnë kundër teje?

14 Po ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, aq sa qeveritari çuditej fort.

15 Edhe qeveritari kishte zakon për të kremte t’i lëshonte popullit një të burgosur, atë që të donin ata.

16 Dhe atëherë kishin një të burgosur me emër, që quhej Baraba.

17 Ndërsa ata pra ishin mbledhur, Pilati u tha atyre: Cilin doni t’ju lëshoj juve? Barabën apo Jisuin që quhet Krisht.

18 Sepse e dinte se e dorëzuan nga smira.

19 Edhe ndërsa ai po rrinte mbi fronin e gjyqit, gruaja e tij dërgoi një njeri tek ai, e i tha: Ti mos i bëj gjë atij të drejti, sepse sot pësova shumë në ëndërr për atë.

20 Edhe kryepriftërinjtë e pleqtë u mbushën mendjen turmave që të kërkojnë Barabën, edhe Jisuin ta vrasin.

21 Edhe qeveritari u përgjigj e u tha atyre: Cilin nga të dy doni t’ju lëshoj juve?

22 Edhe ata thanë: Barabën. Pilati u thotë atyre: Ç’ta bëj pra Jisuin që quhet Krisht? Të gjithë i thonë: Le të kryqëzohet.

23 Edhe qeveritari tha: Përse, ç’të keqe ka bërë? Po ata bërtitnin më tepër, duke thënë: Le të kryqëzohet.

24 Edhe Pilati, si pa se s’ka dobi, po më tepër bëhet trazirë, mori ujë e lau duart përpara turmës, duke thënë: I pafajshëm jam nga gjaku i këtij të drejti. Ju keni për të parë.

25 Edhe gjithë populli u përgjigj e tha: Gjaku i tij qoftë mbi ne, edhe mbi bijtë tanë.

26 Atëherë u lëshoi atyre Barabën. Dhe Jisuin, si e fshikulloi me shufër, e dorëzoi që të kryqëzohet.

Profesori i Historisë së Feve të Shkollës Teologjike të Universitetit të Athinës, Leonidas Ioannis Filippides, në veprën e tij: “Historia e Epokës së Dhjatës së Re për nga Pikëpamja Globale dhe Panfetare” (Athinë 1958) argumenton se:

“Cezari shkruan dhe lexon gjuhën greke”. Dhe më tej në tekst thotë: “…prandaj, sepse gjuha greke ishte edhe në Palestinë”.

Në faqen 539 të librit në fjalë profesori ndër më të njohurit, ndër të tjera, pohon se:

“Pilati dinte greqishten, pasi greqishtja ishte atëherë gjuha dominuese në botë, latinishtja ishte e kufizuar vetëm në radhët e ushtrisë, por mes hebrenjve që flisnin aramaishten dhe ishin përdorues të gjuhës greke është e pamundur që këtë gjuhë ta përdornin vetëm në bisedat brenda Pretoriumit të Pilatit; Pilati i cili në gjithëdijen e tij njihte dhe mund të fliste disa gjuhë, sigurisht njihte edhe greqishten, pra nuk përjashtohet përdorimi i greqishtes.”

Dhe për shumë e shumë argumenta dhe arsyetime të tjera, konkluzioni i atyre që e kanë trajtuar plotësisht këtë temë është se, biseda midis Pontit Pilat dhe Jezus Krishtit është bërë në gjuhën greke.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pashka - Krishti - Kryqi - Krishtërimi

Next Story

Krishti u Ngjall - Fitorja e Krishtit mbi Vdekjen

Latest from Info