Pashka – Krishti – Kryqi – Krishtërimi

/

Pashka është festa më e madhe e krishtërimit.

Ajo u krijua nga Apostujt si një përkujtim i sakrificës së Jezusit Krishtit në kryq, nga i cili buron shpëtimi i racës njerëzore.

Atmosfera e vajtueshme e Javës së Shenjtë dhe gëzimi që e pason në mbrëmjen e Ngjalljes nuk përjetohen me të njëjtin zjarr dhe entuziazëm nga e gjithë bota e krishterë.

Kisha Ortodokse i kushton më shumë rëndësi ringjalljes së Zotit, ndërsa Kisha Perëndimore (Katolike dhe Protestante) thekson zinë për vdekjen e tij.

Dallime ekzistojnë edhe në lidhje me kohën e kremtimit të Pashkëve nga dy rrymat kryesore të krishtërimit.

Ortodoksët i qëndrojnë besnikë vendimit të Sinodit të Parë Ekumenik (325), që Pashkët duhet të kremtohen të dielën e parë pas hënës së plotë të ekuinoksit të pranverës dhe pas Pashkës hebraike, në mënyrë që të respektohet sekuenca e ngjarjeve.

Perëndimorët, pasi miratuan Kalendarin Gregorian, e braktisën këtë traditë. Pashkët e krishtera e kanë origjinën nga pashka hebree, festa e madhe e judaizmit, e krijuar për të përkujtuar eksodin e hebrenjve nga Egjipti.

Pashkët në rajonin e bizantit (ortodoksisë) kanë një cikël të pasur ritual që nis nga e shtuna e Llazarit dhe vazhdon deri në javën e madhe, sipas mësimeve të Kishës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Juri Gagarin - “Pojehali!” - Ai Ishte i Pari!

Next Story

Në Çfarë Gjuhë i Foli Krishti Pontit Pilat?

Latest from Info