*Nuk do të mbaj maskë në fytyrë sepse, do të frymëmarr CO2 që nxjerr prej mushkërive të mia. Maska është gjithashtu terreni i duhur i qëndrimit dhe i shtimit të baktereve që do të më hyjnë në gojë dhe që më pas do të shkojnë në mushkëri dhe në të gjithë organizmin.
*Nuk vesh doreza plastike sepse kam mend në kokë për të kuptuar që duhet t’i ndërroj sa herë që prek diçka, ndyshueshmërisht dorezat kthehen në terren për kryqëzim infeksionesh.
*Nuk mbaj distanca sociale edhe pse respektoj hapësirat private të gjithkujt. Në realitet, do të përqafoj dhe do të përqafohem prej kujtdo me të cilin/cilën ndaj të njëjtën ndjesi dhe dëshirë. Përqafimi çliron endorfinë që është rregullator i gjendjes emocionale dhe që çliron njeriun nga stresi/ankthi. Dhe teksa njerëzit këto kohë nuk përqafohen dhe janë fobikë, dhe rrinë të distancuar u është shtuar stresi, ankthi, pasiguria.
*Duart i laja dhe i lanim me sapun dhe ujë edhe përpara pandemisë, e kishim kaq higjenë, sepse po na bëjnë lólo, si të kemi qënë, përpara 9 marsit 2020, zgjyra në qarkullim.
*Vaksinë sigurisht që nuk bëj! Qeveria nuk mund të më detyrojë, sepse nuk jam dele, as kavie eksperimentale, që meqë krijoi në laborator një virus për të më sëmurur, të krijojë, në laborator sërish, një vaksinë për të më kontrolluar. Ka medikament për virusin, vaksina tepron. Nuk kujdeset askush më shunë për mua, sesa unë për veten. Kurrësesi! Por janë të shumtë ata që duan të më dëmtojnë, me siguri.
*Nuk do të jetoj me frikë. Ti, nëse do të qëndrosh në shtëpi, duke menduar se bën “gjënë e duhur”, kjo sjellje është e mirë për ty, kjo sjellje tregon edhe se kush je ti, por nuk është e mirë për mua, ndaj unë dal dhe kështu tregoj kush jam unë. Nuk kam lejuar dhe as lejoj ndonjë Media të më kallë frikën dhe të më bëjë të mendoj si tufë, sepse ky quhet panik kolektiv dhe duhet të ndëshkohet.
Këtë po bëjnë demonët, mbyllën vendin, përpara syve tona dhe ne u bindëm dhe vazhdojmë të bindemi. Duhet të dalim, duhet të vendosim primare logjikën, logjikën, logjikën dhe jo frikën (e mbjellë me artifica dhe truke mediatike).
Na spërkatën? E krijuan në laborator? Pa filloni të vendosni logjikën dhe të nxirrni konkluzione!
*Mos dëgjoni më lajme, kurrë më! Dëgjoni veten, miq e shokë me logjikë, burime informacioni jashtë interesave të demonëve, ndërgjegjësohuni që është lëvizje kundër njerëzimit, kundër nesh, nuk është pandemi, por armë biologjike, një plandemi.
Kur ne të dalim jashtë, ata do të struken brenda! Mbani vesh! #DoNotStayHome #MosQëndroNëShtëpi
Ne jemi krijuar nga dashuria e Perëndisë dhe jetojmë veçse duke marrë dhe dhuruar dashuri. Në emër të dashurisë, dilni dhe jetoni normalisht!