Sa gjini ka njeriu? Ua thotë OKB!

OKB-ja mund të cilësohet pa më të voglin dyshim, nga të gjithë besimtarët, organizatë e Anti-Krishtit, organizatë e djallit. Lexoni që të kuptoni ku po synojnë të na çojnë. E gjithë situata e ka emrin: tjetërsi; denatyralizim; devijim; shbërje; mutacion gjinor.

Në një ditë tjetër do u japim të dhëna sesa miliardë dollarë shkojnë nga OKB-ja në organizata të këtyre “të ngjashmëve – neutralë”, që Sorosi me kompani i ndjellin dhe ka shpërthyer epidemia në masë e donacioneve. (Dhe sa keq që fondet nuk shkojnë në organizatat me vlerë për shoqërinë dhe vendet.)

OKB, shkruan në një postim të saj të datës 18 maj 2020:

“Ka rëndësi ajo që thua.

Na ndihmoni për të krijuar një botë më të barabartë, duke përdorur një gjuhë të gjinisë neutrale, nëse nuk je i sigurtë për gjininë e tjetrit/tjetrës, apo kur i referoheni një grupimi.”

Më pas OKB jep një listë emërtimesh ballafaquese me përkatësi gjinore, që duhet të mos përdoren, por që duhet të zëvendësohen me terma asnjanës gjinorë. Njohësit e gjuhës angleze, një pjesë ndoshta do të llahtarisen, një pjesë tjetër ndoshta do të qeshin pafund. Nuk e konceptojmë dot, as nuk e kuptojmë dot, sesi mund të guxojnë dhe të na flasin për përdorim të një “gjuhe të gjinisë neutrale” në përcaktimin e njeriut! Qëniet njerëzore (edhe ato shtazore) kanë 2 gjini/sekse, gjininë mashkull dhe gjininë femër. Janë riprodhues. Tjetër gjini nuk ka! Dhe gjinia është e shqueshme tek njerëzit, mashkulli dhe femra dallojnë jo thjesht në elementin gjinor, gjenetal, por edhe në shumë e shumë elementë të tjerë antropofiziologjikë, të dukshëm dhe të shqueshëm, ndryshojnë në sjellje, por edhe në perceptim etj.

Nëse një mashkull, apo një femër kryen marrëdhënie seksuale me një person të së njëjtës gjinie, kjo është përzgjedhja e tij apo e saj, i pëlqen, ka dëshirë, le të shkojë, nuk i paragjykon askush, është jetë private, e bën si të dojë, por akti erotiko-seksual nuk u ndërron/ndryshon atyre gjininë. Ata vazhdojnë të mbeten, mashkull dhe femër, edhe pas aktit seksual me të njëjtën gjini.

Nuk e kuptojmë çfarë do të thotë neutralitet gjinor dhe si na vihet në dyshim aftësia dhe mundësia për të dalluar dhe specifikuar mashkullin nga femra. Por, më e tmerrshmja është sesi OKB-ja po del kundër Krijuesit, kundër Perëndisë dhe po flet për gjini njerëzore neutrale (ku përfshihen ato shumë gjini të krijuara në këto 30 vitet e fundit, kryesisht).

Ku është Patriarkana e Fanarit?

Ku është Papa i Romës?

Ku është kreu i Islamit?

Ku është kreu i Kishës Anglikane?

Ku janë Protestantët?

Ku janë judenjtë?

Ku janë njerëzit përpara këtij mutacioni neveritës dhe të mallkuar të neutralizimit të njeriut, të shtimit të panumërt të gjinive të homo sapiensit?

Gjinia pra, sipas OKB-së ndryshon nëse një mashkull shkon në shtrat me një mashkull? Por nuk na thotë OKB-ja, në çfarë gjini shndërrohen këta dy meshkuj?! Domethënë, kur një mashkull, penetron një mashkull tjetër i ndryshon gjininë atij dhe vetes? Rilinden?

Për këtë turp, për këtë mëkat dhe për këtë kobë të OKB-së do të flasin të gjithë, pa rezerva, sepse globalistët po e ushqejnë dhe po e mëkojnë këtë neutralitetin gjinor, sepse kështu pakësojnë popullsinë, e sterilizojnë atë dhe e lënë shterpë.

Po e kultivojnë, po e imponojnë ekzistencën e teorisë së shumë gjinive, po na i imponojnë “devijantët” publikë në shoqëri dhe po u japin atyre kaq shumë të drejta, sa po cënojnë pjesën tjetër të shoqërisë që këto i vlerëson dhe i klasifikon si të pamoralshme.

#ka2gjini_dhevetëm2

Previous Story

'Deep State' në Amerikë drejt burgut

Next Story

Çensura e Mediave Sociale na kujton "diktatura"

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe