Një dobësim i qartë i fushës magnetike të Tokës në rajonin midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut është vërejtur nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), duke hetuar një seri anomalish gjeomagnetike, që kanë bërë të krijohen probleme teknike në satelitët, avionët e hapësirës dhe telekomunikimet, për afro pesë vjet!
Përkatësisht është vërejtur një zonë e madhe e intesitetit të zvogëluar magnetik midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut, që emërtohet Anomalia e Atlantikut të Jugut.
Studiuesit mendojnë se ky dobësim i fushës magnetike është një proçes mëse i natyrshëm, është një shenjë se planeti Tokë drejtohet drejt kthimit të poleve, i cili ndodh kur polet veriore dhe jugore ndërrojnë pozicione – dhe hera e fundit që ka ndodhur kjo ka qënë para 780.000 vitesh, sipas arkivës gjeologjike të planetit Tokë, me pasoja katastrofike në të gjitha rafshet.
Në kohë të tilla ndodhin përmbytje, tërmete të shkallëve dhe dimensioneve të papërshikueshme, mbivendosje të deteve dhe kontinenteve në forma ekstreme dhe violente, hasen ndryshime të klimës, aq sa ndryshon tërësisht dhe rivendoset një cikël tjetër jete në planet.
Duket se proçesi i kthimit të poleve ka filluar dhe 50 vitet e ardhshme do të jetë deçiziv.
Jürgen Matzka, nga Qendra Gjermane e Studimeve Gjeoshkencore deklaroi se: “Anomalia në zonën e Atlantikut të Jugut u shfaq para 10 vitesh, por është intensifikuar si proçes në këto vitet e fundit. Sfida tani është që të kuptojmë proçeset që zhvillohen në qendër / bërthamë të Tokës, të cilat do të na çojnë drejt këtyre ndryshimeve që do të vijnë për pasojë”.
Pasi ESA analizoi të dhënat, konstatoi se nga viti 1970 deri në vitin 2020, fuqia në këtë zonë është zvogëluar me 24.000 nanogrimca, por ajo që është më problemartike është se anomalia është rritur, shtuar dhe është spostuar në perëndim me ritëm përafërsisht 12 mph.
Të njëjtin fenomen kanë konstatuar edhe shkencëtarë në Britaninë e Madhe dhe në Danimarkë.
Poli i veriut është duke lëvizur më pranë Siberisë me ritëm të çmendur për shkak të dy lobeve magnetike të ngushta në bërthamën e Tokës. Poli shkoi nga një zhvendosje prej 9 milje më së shumti në vit, në 37 milje në vit, nga viti 1999 në vitin 2005.
Kombinuar me të dhëna satelitore që vijnë nga sistemi GPS, ky model është sot themeli i lundrimit bashkëkohor, ndaj urgjent duhet t’i bëhen rishikimet dhe përmirësimet e duhura dhe të shpeshta, pasi tashmë duket të jetë më shumë se i nevojshëm.
Modeli i ri Magnetik Global vërteton se fusha tokësore magnetike dobësohet me 5% çdo 100 vjet.
Nga një anë duhet të kemi pasur parasysh që fusha magnetike mbron Tokën nga rrezatimi diellor dhe kozmik, por nga ana tjetër është e mundur që të ketë efekte shkatërruese mbi civilizimin njerëzor.
Jemi të përkohëshëm, por me etje dhe lakmi si të ishim të përjetshëm.