Rrjeti i klasës së miliarderëve në Amerikë ka shtuar fitimet me 434 miliardë dollarë gjatë periudhës ‘lockdown’/të izolimit nga pandemia e virusit kinez.
Nga data 18 Mars 2020 dhe deri në datën 19 Maj 2020, 600 miliarderët e Amerikës kanë shtuar pasurinë e tyre me 15%, ose vlera e pasurisë së tyre ka shkuar nga $2.9 trilionë dollarë që ishte në total para pandemisë, në 3.4 trilionë dollarë, ndërkohë që më shumë se 36 milionë amerikanë janë të papunë, pa llogaritur milionat e të papunëve në Europë, Kanada dhe në gjithë botën. Apo pa kalkuluar ende sesa qindra mijëra biznese të vogla po mbyllen në mbarë botën.
Nga statistikat e “Forbes” dhe pas një studimi strikt dhe ekzakt të shifrave rezuilton se:
Pasuria e CEO-s së Amazon Jeff Bezos, pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, pasuria e CEO-s së Facebook Mark Zuckerberg, pasuria e CEO-s së Berkshire Hathaway Warren Buffet dhe parusia e CEO-s së Oracle Larry Ellison është shtuar në total me 75.5 miliardë dollarë vetëm gjatë periudhës së masave të izolimit.
Në një intervistë ekskluzive për “Breitbart News”, një informator (Chris Small) tha se ishte dëbuar nga puna, nga kompania Amazon, thjesht dhe vetëm sepse kishte ekspozuar, apo kishte bërë publik, faktin e shpërthimit të fitimeve në kompani gjatë periudhës së pandemisë.
“Ne duhet të merrnim pagesën e karantinimit nga puna dhe jo të shkonim në punë, bazurar në rregullat e vendosur dhe shpallur nga shteti. Por kjo nuk ndodhi. Ne të gjithë shkonim në punë rregullisht, godinat e kompanisë ishin plot me njerëz, duket se karantinimi nuk ndodhte për ne, për kompaninë Amazon, e mesa duket karantinimi ndodhte për arsye të tjera. Kur disa shefa dëgjuan reagimet e mia, më dhanë lejë për disa ditë dhe më pas më anonçuan largimin nga puna.”
Si më poshtë tabela që gjunjëzojnë njeriun e thjeshtë të punës dhe të bukës së përditshme, që përpiqet t’u sigurojë fëmijëve dhe familjes.
Të mos harrojmë dhe të theksojmë se pronari i Kompanisë Amazon është një leftist-globalist, një prej mbështetësve kryesorë të familjes Clinton dhe Partisë së Demokratëve të kuq në Amerikë.
Të majtët në Kongresin amerikan dhe në Senatin amerikan “u ngjirën” duke thirrur për ‘lockdown’ total në SHBA, për masa ekstreme karantinimi, ndërsa kompanitë e tyre, ku një pjesë e mirë e kongresmenëve dhe senatorëve janë edhe aksionerë (pasi kanë hyrë në politikë), punonin edhe me orare të zgjatura, për shkak të ngarkesës së punës së shtuar, teksa pjesa tjetër e bizneseve amerikane u detyruan të mbyllnin aktivitetin, për shkak të ‘Plandemisë’.
Kjo është dyfytyrësia e së majtës në Amerikë, kjo duket të jetë fytyra e saj kudo në botë. Propagandë, kamuflazh, korrupsion dhe verpa anti-humane.