Onasis, pse u martua me Jacqueline Kennedy, teksa ishte i dashuruar me Maria Kallas?

Ishte 28 tetor 1968 kur megjistani Aristotelis Onassis u martua me Jacqueline Kennedy.

Ish zonja e parë e Amerikës do të merrte vendin e dytë në zemrën e helenit të florinjtë, pasi të parin vend e kishte zënë në zemrën e tij, prej vitesh, femra që e adhuroi e gjithë Greqia dhe bota mbarë, Maria Kallas.

Ceremonia e martesës u bë në ishullin privat të Onassis, në Skorpio. Onassi kishte mbushur 62 vite jete, ndërsa Jacqueline ishte vetëm 39 vjeç, 5 vjet pasi kishte mbetur e ve, nga momenti i vrasjes së bashkëshortit të saj, Presidentit të Amerikës John Kennedy, dhe që tek Onassi priste të gjente ngrohtësinë dhe mbështetjen e munguar.

Ceremonia u bë në një rreth të ngushtë njerëzish të përzgjedhur, në anijen e tij me emrin “Kristina”, një ceremoni që u shenjëzua nga prezenca e një femre, me hijen e së cilës, Jacqueline do të ishte e dënuar që të jetonte përgjithmonë. Maria Kallas, nuk mund të mungonte nga kjo ceremoni.

Fillimisht marrëdhënia e saj me Onassis ishte një sekret mes të dyve dhe mbajti për më shumë se 10 vjet. Onassis ishte dashuria e saj më e madhe. E megjithatë, kur është pyetur nga disa gazetarë francezë në Paris, sesi u ndje kur Onassis u martua me Kennedy-n, ajo u përgjigj ftohtë: “Jam e lumtur me këdo që është i lumtur”.

Por me Aristotel Onassin çfarë ndodhte? Këtë përgjigje e jep një ish bashkëpunëtor i tij, njeriu që e besonte verbërisht, Tom Nestor, në autobiografinë e tij.

Tomi shkroi për trigonin erotik që u diskutua më shumë se asgjë tjetër në botën e asaj kohe, ndoshta vazhdon të diskutohet edhe sot, duke na zbuluar ato që i ka thënë Onassis, arsyen pra pres u martua me Kennedy-n, ndërkohë që ishte i dashururar me Maria Kallas.

Përgjigja e Onassit është e sinqertë deri në naivitet, por që të shtang.

Tom Nestor shkruan: “U largova nga Onassi kur më dha lajmin se do të martohej me Jacqueline Kennedy. Për rininë amerikane atëherë Kennedy ishte një Perëndi i vdekshëm, por Perëndi. Konsiderova që martesa e tij do ta errësonte emrin e Kennedy-t. E shikoja si fyerje, ndaj dhe e pyeta:

“Pse Aristo përzgjodhe Jacqueline, përderisa ke një Perëndeshë helene që quhet Maria Kallas?” Dhe m’u përgjigj: “Martesa ime me Kennedy-n është një “biznes” i mirë”. Por për mua ishte fyerje që do të ndahej prej Kallas, të cilën e njihja shumë shumë mirë. U ndjeva vërtet shumë keq. Atëherë, u zumë dhe unë u largova. Aristoteli nuk e besoi dhe priste që unë të kthehesha, por unë nuk u ktheva më kurrë. U largova përfundimisht nga kompania gjigante.”

Për Onassin kjo martesë ishte thjesht dhe vetëm një “biznes”. Për Kallas, ky “biznes” bëri që të rrënohet dhe të humbiste shkëlqimin e Divës që e pasonte kudo shkonte dhe kudo që shfaqej. Kallas arriti deri atje sa të qarkullonte e shkalafitur, e parregulluar, gjithmonë duke qarë dhe ma asnjë dëshirë për të mbajtur kontakte sociale me askënd. Të gjitha këto ndodhnin me të dhe ajo vazhdonte t’i mëshonte idesë se, ky ishte një vendim që e kishin marrë së bashku dhe për të cilin ishin dakortësuar.

Por kjo sigurisht që nuk ishte e vërtetë.

Në rastin e Kallas, rrota u kthye dhe e mori nga poshtë. Kallas pa të venë më të famshme të botës t’i “rrëmbente” burrin e jetës, që ajo e kishte “marrë” në fakt, para 10 vitesh, nga bashkëshortja e tij, Tina Livanou…

Onassis i bënte shpesh vitzita, e takonte shpesh, por Kallas nuk ishte më bashkëjetuesja e tij, por thjesht një e dashur, ishte një burrë që pas saj, kthehej tek bashkëshortja e tij.

E megjithatë, për Aristotel Onassin marrëdhënia me Kallas ishte marrëdhënie dhe dashuri jete, pavarësisht se femrat që merrte pranë i shikonte për momentin si trofe, më pas e humbiste interesin. Maria Kallas mbeti për të gruaja e vetme e jetës.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

PLUS 434 miliardë dollarë fitimet e miliarderëve gjatë 'LOCKDOWN'-it, ndërsa njerëzit pa punë, pa paga!

Next Story

Gishtat tregojnë personalitetin!

Latest from Opinione