Rama i vë në dispozicion Erdoganit bazën detare të Vlorës

Shtypi i shkruar grek na informon sot se Presidenti turk ka për qëllim ta kthejë Shqipërinë në një bazë ushtarake më shumë të Turqisë, për ta përdorur kundër shtetit fqinj të shqiptarëve.

Gazeta “Estia” shkruan se Ankaraja kërkon të krijojë një “morsë” mes të cilës t’i ushtrojë presion Greqisë nga të gjitha anët.

Në prapaskenë dhe me strategji të planifikuar me detaje, Edi Rama i jep në përdorim Taip Erdogan-it bazën detare të Vlorës, duke i dhënë kështu mundësinë Flotës Ushtarake Turke të jetë prezente në Jon.

Bashkëpunimi Shqipëri-Turqi akrivizohet sërish tani dhe jo vetëm kaq, por përshpejton veprimet e tij. Turqia ka financuar për infrastrukturën e bazës detare të Vlorës për disa dekada, si dhe të dyja palët kanë bërë ushtrime të përbashkëta parapërgatitore.

Kjo lëvizje vjen si rezultat i marrëdhënieve të ngushta mes Tiranës dhe Ankarasë dhe qëllimit që ka kjo e fundit për të rritur influencën në Ballkan. Turqia ka investuar gjatë viteve të fundit të qeverisjes Rama, në pajisje dhe materiale ushtarake më shumë se 8 milionë dollarë.

T’i vësh në dispozicion Turqisë bazën e Vlorës e sjell atë në Jon dhe në Adriatik, në një pikë strategjike siç është ngushtica e Otrantos, mes Italisë së jugut dhe Greqisë veri-perëndimore, domethënë trondit marrëdhëniet me dy shtete fqinje, Greqinë dhe Italinë.

Askush padyshim nuk ndihmon pa u shpërblyer, Turqit i dhanë Ramës ato që ai u ka kërkuar, por i morën Ramës tokë dhe det.

Vlen gjithashtu të përmendim bazën ushtarake ajrore që ka Turqia (NATO) në jug të Shqipërisë, një tjetër bazë e dyshimtë veprimesh, që menaxhohet nga pala turke dhe që duket të jetë jashtë kontrollit të NATOs.

Mos ndoshta turku kërkon t’i verë zjarrin sërish Ballkanit?

Mos vallë një Sulltan i pafre po kërkon të shkatërrojë sërish Ballkanin dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve?

Të gjitha këto veprime në prapaskenë, të çojnë atje!

Mbetet të shikojmë se cilët do të jetë pro dhe cilët kundër Sulltanit në Ballkan. Rama po e vërteton edhe për një herë tjetër se është përkrah tij.

Flotë ushtarake turke në JON!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Juve nuk bëheni dot kurrë "banorë të Qytetit të Ideve". (Ramës, Bashës, Metajt dhe bishtrave.)

Next Story

Donald Trump kërcënon ose të vendosen rregulla ose të mbyllen kompanitë e 'Social Media'

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,